Kastriot Myftaraj – Edi Rama po hakmerret ndaj Qazim Mulletit se ky i bëri atentat Ahmet Zogut, gjyshit të Edit, në 1931 në Vienë

0
64

Fakti që Teatri shtetëror i Shqipërisë, i emërtuar “kombëtar” po rishfaq komedinë “Prefekti” në të cilën tallet me emër Qazim Mulleti, i cili ka qenë prefekti i Tiranës para ardhjes së komunistëve në pushtet është provë se kryeministri Edi Rama, i cili ka emëruar drejtorin e këtij teatri dhe e ka atë nën urdhrat e tij, e ndjen veten dhe sillet si nipi biologjik i Ahmet Zogut.
Qazim Mulleti në 1931 ka qenë një nga atentatorët ndaj Ahmet Zogut në Vienë.
Nëse Qazim Mulleti do ta kishte vrarë Ahmet Zogun në 21 shkurt 1931 në Vienë nuk do të kishte lindur në 31 korrik 1932 Kristaqi, i cili ishte djali biologjik i Ahmetit, por kishte për baba në letër Vlashin, shoferin e mbretit, të cilin mbreti e kishte martuar me kamerieren e princeshave, motrave të tij, Veronika Maria Kolombi.
Dhe nëse nuk do të kishte lindur në 1932 Kristaqi nuk do të kishte lindur në 1964 Edvini që urrente emrin e vet për një arsye që do ta them një herë tjerër dhe i cili për arsye frojdiane u bë zyrtarisht “Edi” në moshën 38 vjeç, në vitin 2002.
Edi Rama thjesht po hakmerret ndaj Qazim Mulletit, si nipi i Ahmet Zogut ndaj atentatorit të gjyshit.
Rishfaqja e komedisë “Prefekti” nga teatri shtetëror është ajo që quhet “a story ëithin a story”, një histori (tregim) brenda një historie. Në këtë rast, një komedi brenda një komedie më të madhe./Kastriot Myftaraj

Burimi/Facebook