Kastriot Myftaraj – Fevzo Toptani që vajton sot djegien e sarajeve toptanase osmane është bashkëfajtor në dhunimin e Sheshit “Fan Noli” pak metra më larg me sarajin modern “Toptani”

0
61

Blendi Fevziu ka bërë sot një vajtim-shkrim të gjatë në gazetën “Fanerama” ku foton e kokës së tij i kanë vënë pranë dy shishe birre “Bregoviç”. Në vajtimin e tij me shkrim Fevzoja shpreh dëshpërimin e tij për djegien e ndërtesës së quajtur Sarajet e Toptanëve në Tiranë, e cila na qenka monument kulture osmane në kryeqytet dhe një nga dhjetë ndërtesat më të vjetra në Tiranë. Fevzoja po vajton si nip toptanas që është.
Sipas Fevzos sarajet qenkan ndërtuar në vitet 30-40 të shekullit XIX. Në atë kohë dhe më parë ishte praktikë që kur ndërtohej një godinë të gdhendej viti i ndërtimit në një gur që vihej në murin ballor. Por meqënëse ndërtimet osmane në Shqipëri janë bërë me gurë të vjedhur nga ndërtesat e shkatërruara paraosmane, te sarajet nuk ka të tillë tregues.
Çfarë vlere arkitekturore kanë këto sarajet osmane toptanase që po vajton Fevzoja? Çdo njeri që ka njohuritë më të përcipta në arkitekturë e kupton lehtë se kemi të bëjmë me një ngrehinë të shëmtuar që i mungon tërësisht strukturimi harmonik. Kuptohet lehtë që është bërë me gurë të vjedhur nga ndërtesat paraosmane sepse nuk ka tre metra gjatësi muri uniforme. Ashtu siç është bërë e ashtuquajtura kala toptanase e Tiranës që është një mur rrethues sarajesh i bërë me gurë të vjedhur ku nuk ka një segment uniform më të gjatë se pesë metra. Për atë se ku janë vjedhur gurët na ndriçon Marin Barleti i cili shkruan se se në shekullin XV ekzistonte Tirana e Madhe dhe Tirana e Vogël.
Me gurët e ndërtesave të saj të grabitura u ngritën dhjetë ngrehinat osmane për të cilat na flet Fevzoja. Përveç sarajeve për të cilët flet ai, nëntë të tjerat janë muret e shëmtuar të së ashtuquajturës kala, tyrbja, domethënë varri i njëfarë Kapllan Toptani, stërgjysh i Fevzos edhe ky, poshtë harkut te Hotel “Plaza”, Xhamia e Ethem Beut, në qendër, e ngritur mbi themelet e një kishe të krishterë, Vorri i Bomit që ka humbur (ndoshta ky Bomi ka qenë stërgjyshi i Fevzos, Bajram Fevziut), hamami i Dine Hoxhës, i shndrruar më pas në xhami, ura bizantine e e Tabakëve të cilën për të kënaqur Erdoganin e shpallën osmane. Kaq di unë, për të tjerat pyesni Fevzon. Kaq bëri Perandoria Osmane për 500 vjet në Tiranë.
Ah, na la si trashëgimi kulturoro-gjenetike edhe Fevzon, si frut gjenetik i një peme gjenealogjike ku përzihen gjysma e përfaqësuesëve të oxhakëve të shquar osmanë të Shqipërisë. Prandaj haplotype i tij, domethënë harta gjenetike duhet të përbëjë një monument biologjik në llojin e vet.
Disa dhjetra metra larg ndërtesës së sarajeve toptanase nis Sheshi “Fan Noli” pikërisht ai shesh në mes të të cilit sot ka hyrë dhunshëm si përbindësh arkitekturor ndërtesa e qendrës tregtare “Toptani”, e ndërtuar në truallin në bashkëpronësi të Fevzos dhe për të cilën Edi Rama kur ishte kryetar bashkie e dha lejen e ndërtimit edhe me ndërhyrjen e Fevzos.
Ky saraj modern toptanas është monumenti më arrogant i revanshit neo-otoman ndaj vlerave kulturore shqiptare që simbolizohen nga sheshi me emrin e Fan Nolit, një ndër themeluesit e kulturës modern nacionale shqiptare.
Këto mbetje të shëmtuara osmane si sarajet toptanase duhet të zhduken nga hapësira e kryeqytetit shqiptar, bashkë me ato të tjerat që përmenda./Kastriot Myftaraj

Burimi/Facebook