Kastriot Myftaraj – “Fuçitë e barutit” në Ballkanit Perëndimor me të cilat po luan me “shkrepse” Escobari, jo ai i Kolumbisë, por ky i Washingtonit

0
114

Escobari, ai i Kolumbisë, i cili e bëri të famshëm në botë këtë emër, kishte shumë dëshirë të luante me zjarr me lëndët shpërthyese.
Ky Escobari i Washingtonit, në cilësinë e tij si i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, duket se ndan të njëjtin pasion me të ngjashmin kolumbian.
Duke pasur parasysh atë thënien historike, mund të thuhet se ky Escobari i Washingtonit po luan jo me një por me disa “fuçi baruti” në Ballkanin Perëndimor.
Escobari i Washingtonit, në misionin e tij ballkanas ka disa synime të pashpallur publikisht:
1)Z. Escobar punon që të përparojë agjendën e kontrollit të Bosnjë-Herzegovinës (B-H) nga muslimanët të cilët duan të marrin si përfitime politike arritjet e Xhihadit Demografik (rritjes së popullsisë). Statistikat tregojnë qartë se shifra e dhënë gjatë luftës për të vrarët e tyre ka qenë shumë e fryrë.
Me ekzistencën e B-H si shtet federal nën kontrollin sa më të madh musliman, amerikanët duan të kompensojnë mosangazhimin e tyre për zgjidhjen e dy shteteve në cështjen palestineze.
Shndërrimin e B-H në shtet federal të kontrolluar nga muslimanët nuk e pranojnë as serbët, as kroatët. Çfarëdo kërcënimi dhe presioni që të përdorin amerikanët serbët dhe kroatët janë të vendosur që më mirë të bashkëpunojnë për ndarjen e B-H se të lejojnë kontrollin islamik të kësaj federate të sajuar në Dayton.
Prandaj kjo politikë amerikane në B-H kërkon edhe mbështetjen e Serbisë dhe Kroacisë për të shtypur kundërshtimin e serbëve dhe kroatëve të B-H dhe kjo mbështetje e Beogradit dhe Zagrebit kërkohet të sigurohet në stilin e vjetër yankee të blerjes së ndikimit politik duke dhënë licenca për diktatorë faktikë të markës së vjetër USA në Amerikën Latine. Kështu e kanë joshur amerikanët Vuçiçin dhe një klient të tillë po kërkojnë ta gjejnë edhe në Zagreb.
Kjo politikë amerikane bën që kriza në B-H të përhapet përtej kufijve të B-H dhe në thelb të kësaj krize të re në B-H është mohimi nga ana e amerikanëve i së drejtës së serbëve dhe kroatëve të B-H sot, për t’ u shkëputur nga federata e sotme si muslimanët e B-H nga Jugosllavia dikur.
2)Z. Escobar kërkon të joshë Serbinë me një Jugosllavi të Re nën kontrollin e saj, për ta shkëputur nga Rusia. Në Beograd e shohin me shumë dyshim “Ballkanin Perëndimor” kur u vjen si dhuratë amerikane sepse e kuptojnë se çfarë kërkojnë amerikanët në këmbim.
Dhe këtu nuk është fjala për pavarësinë e Kosovës, sepse në Beograd e dijnë se për çfarë e duan amerikanët Kosovën të cilën e kanë projektuar si një shtet-kamp të madh palestinez.
Në Beograd e dijnë se amerikanët e mbështesin nismën e Ballkanit të Hapur për të sjellë këtu miliona palestinezë si refugjatë lufte.
Vënia e B-H nën kontrollin politik islamik nxit islamizmin politik në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore, por edhe në Shqipëri. Dhe një lëvizje e tillë do të ketë reagim nga slavët e krishterë dhe shqiptarët e krishterë dhe laikë. Përballë rrezikut islamik nuk përjashtohet një aleancë e të dy palëve, përtej ndarjes etnike.
3)Sa i përket Shqipërisë, z. Escobar e zbuloi ndikimin sorosian në agjendën e tij zyrtare duke e caktuar takimin e parë të vizitës së tij në Tiranë me kryetarin e një partie opozitë dhe jo me përfaqësuesit e institucioneve shtetërore.
Agjenda e z. Escobar zbuloi se përparësia amerikane e momentit në Shqipëri është që të mbajë Lulzim Bashën me çdo kusht në postin e kryetarit të Partisë Demokratike në Shqipëri, qoftë edhe duke kontrolluar vetëm selinë e partisë.
Gjithsesi, mbështetja për Bashën është taktike dhe bëhet në kuadër të strategjisë së mbajtjes së Ramës në pushtet, i cili ka licencën e markës së vjetër yankee të mbështetjes për diktatorët latinoamerikanë.
Lojën amerikane në Shqipëri e ka ndërlikuar Sali Berisha, për të cilin tani amerikanët qartësisht janë penduar që nuk e eliminuan paraprakisht por e rinxorrën në skenë, duke pasur vetëbesim të madh në ndikimin e tyre frikësues. Pra menduan se Berisha do të strukej i pikëlluar për të vajtuar pranë gruas së tij për gjëmën e madhe politike që e gjeti me futjen e familjes së tij në listën e zezë amerikane. Tani eliminimi i Berishës iu mbetet në llogarinë historike amerikanëve dhe atyre nuk iu pëlqen që të shtojnë rekordet e tilla.
Se pastaj qeveria amerikane nuk ka as besimin më të vogël kur qorton Putinin për Navalnyn apo për raste të tjera të ngjashme në botë.
Një nga dy “fuçitë e barutit” me të cilën po luan Escobar në Shqipëri është mundësia e një kryengritjeje antiamerikane në Shqipëri, e sponsorizuar bujarisht nga fuqi të mëdha që kanë interes të sfidojnë SHBA në hallkat e dobta të zinxhirit të ndikimit të saj nëpër botë.
Lëvizja e Berishës tregoi që në Shqipëri është krijuar dhe grumbulluar një urrejtje ndaj SHBA për shkak të mënyrës sesi sillen ambasadorët amerikanë këtu. Edhe vetë ata që janë antiberishianë politikisht e shohin me një kënaqësi të padyshimtë sfidën që Berisha po i bën Amerikës.
Ajo që të bën përshtypje nga shuttle diplomacy e këtij Escobarit, domethënë vajtje-ardhjet nëpër kryeqytetet ballkanase është se SHBA nuk duket të jetë aq sa duhet i shqetësuar nga fakti që Bullgaria është duke zbatuar një agjendë të shpërbërjes së një prej shteteve të Ballkanit Perëndimor, Maqedonisë Veriore, në bashkëpunim me nacionalistët probullgarë të Maqedonisë Veriore.
Kjo është një “fuçi baruti” fitili i së cilës tashmë është ndezur madje edhe në Bruksel me veton bullgare ndaj Maqedonisë Veriore, megjithatë Washingtoni nuk reagon me forcën me të cilën po reagon në rastin e Bosnjë-Herzegovinës.
Dhe kjo gjë veç sa mund t’ i nxisë serbët e Republikës Serbe të B-H dhe ata në Beograd për të mbështetur agjendën e shpërbërjes së B-H./Kastriot Myftaraj

Burimi/Facebook