Kastriot Myftaraj – Gjakderdhja politike e 21 prillit në Elbasan e ka prejardhjen te deklarata e 11 shkurtit e ambasadores amerikane.

0
140

Në 11 shkurt të këtij viti Ambasadorja Amerikane në Shqipëri Yuri Kim tha publikisht se ka biseduar me Edi Ramën për krijimin e qeverisë së paszgjedhjeve. Një diplomate i kupton pasojat e kësaj thënieje, aq më tepër në një vend ku ndikimi amerikan është aq i madh sa c’ është në Shqipëri. Në 11 shkurt u shpall publikisht se nga Washingtoni Ramës i ishte përtërirë edhe për një mandat katërvjecar licenca latino-amerikane e sundimit, e llojit “Noriega”. Kjo ndodh sepse politika e jashtme amerikane për Shqipërinë i është dhënë me koncesion (partneritet publik privat) Fondacionit “Soros”. Më kot u mundua ambasadorja amerikane ta kundërpeshonte atë që tha në 11 shkurt me një deklaratë në mes të prillit kur tha se nëse njerëzit duan ndryshim le të votojnë për ndryshimin. Kjo ishte një thënie abstrakte, e përdorshme nga të dy palët, pasi edhe vetë Rama thotë se në këtë mandat do të sjellë ndryshime. ndërsa deklarata e 11 shkurtit ishte absolutisht konkrete: Ka biseduar me Kryeministrin për qeverinë e paszgjedhjeve.
Por midis bisedës Kim-Rama në 11 shkurt dhe krijimit të qeverisë së re, ishin një palë zgjedhje për t’ u mbajtur në 25 prill. Një formalitet i bezdisshëm. Por që duhej kryer dhe fitorja duhej siguruar me çdo mjet. Për këtë do të përdorej gjithë aparati shtetëror, administrata, Policia, SPAK, si dhe i gjithë aparati i krimit të organizuar. Në Elbasan opozita guxoi të përballet hapur me këtë forcë të vjedhjes së zgjedhjeve, ku bandat kriminale ishin në vijën e parë, ndërsa Policia dhe Prokuroria në vijën e dytë si forca mbështetëse. Dhe pasoja ishte gjakderdhja.
Regjistri politik i mbikqyrjes së popullsisë, i përpiluar nga partia-shtet, sipas shembullit të manualeve të Sigurimit të Shtetit komunist për kohë lufte, si dhe arroganca me të cilën vepruan bandat e mbrojtura nga Policia në Elbasan i kanë kompromentuar dhe zhvlerësuar përfundimisht këto zgjedhje. Pas këtyre që kanë ndodhur mbajtja e zgjedhjeve do të jetë një teatër bajat.
Tashmë është kompromentuar edhe vetë politika amerikane në Shqipëri. Deklarata e 11 shkurtit e ambasadores amerikane do të kishte kuptim në gojën e ambasadorit kinez në Korenë e Veriut, nëse bëhej fjalë për zgjedhjet në këtë vend. Por edhe diplomacia kineze ia kursen vetes dhe të mbrojturit të saj Kim Jong-un këto marrëzi.
Nëse SHBA dëshiron t’ i japë mësime demokracie botës, atëherë Presidenti Biden duhet ta shkarkojë ambasadoren Yuri Kim dhe FBI duhet ta arrestojë atë që në zyrën e saj dhe ta dërgojë me pranga në aeroport. Kështu pastaj SHBA kanë të drejtë t’ i japin mësime demokracie Rusisë, Kinës, Belarusit, Mianmarit, Koresë së Veriut, Kubës apo kujtdo tjetër.
Nëse del natën rrugëve të Tiranës takon njëqind “Yuri Kim” të cilat janë fshesare rome dhe egjiptiane që dijnë të flasin si ajo.
Unë nuk besoj se opozita në gjendjen që është sot e meriton të qeverisë, por ajo ka të drejtë të marrë aq vota sa i takojnë në zgjedhje të rregullta dhe të ndershme. Aq më tepër kur ky kryeministër ka tetë vjet në pushtet. Kështu si janë gjërat, vetë pjesëmarrja e opozitës në zgjedhje është akt kapitullimi politik.

Burimi/Facebook/Kastriot Myftaraj