Kastriot Myftaraj – Koço Danaj ka sot një djalë politikan në Kosovë, prej një aventure në vizitën e tij atje në 1974

0
66

Në qershor 1974 Koço Danaj, në atë kohë 23 vjeçar vizitoi Kosovën, si pjesë e një delegacioni të Bashkimit të Rinisë të Shqipërisë. Në vitet shtatëdhjetë, me lejen e Titos pati një hapje mes Shqipërisë dhe Kosovës, me shkëmbime delegacionesh të fushave të ndryshme, gjë që u ndërpre me demonstratat e vitit 1981.
Gjatë vizitës Koçoja pati një aventurë dashurore me një femër shqiptare të Kosovës, gjë për të cilën iu kërkuan shpjegime kur u kthye në Tiranë.
Në të vërtetë anëtarët e delegacionit nga Tirana kishin porosi që të mos bënin propagandë ideologjike në grup por nëse iu krijohej mundësia për biseda të veçuara të përdornin këtë rast për të propaganduar mendimin politik të shokut Enver Hoxha dhe kritikën e tij ndaj Titos.
Koçoja, i cili sapo ishte diplomuar për filozofi tha se vajza nga Kosova kur e mësoi se ai kishte studiuar për filozofi i kërkoi atij që t’ i jepte disa shpjegime politike dhe për këtë u veçuan nga të tjerët.
Deri këtu Koçoja ishte në rregull por atij iu kërkuan shpjegime sepse e kishin spiunuar shokët se kishte pasur një aventurë dashurore me femrën kosovare, gjë që Koçoja e mohoi prerë.
Por sot në Kosovë ka një politikan shqiptar fytyra e të cilit tregon për ngjashmëri të madhe me Koçon, veçanërisht kur shihen fotografi të Koços në moshë më të re.
Në të vërtetë ky politikan i Kosovës ka edhe ngjashmëri psikologjike me Koçon, për nga mënyra e të menduarit dhe të shprehurit. Sot është vërtetuar se nga prindi biologjik trashëgohen edhe struktura psikologjike./Kastriot Myftaraj

Burimi/Facebook