Kastriot Myftaraj – Lideri i gjatë është “akrep” i duruar.

0
50

I thanë Narit kur e mori liderin e gjatë në xhipin e tij për ta shpënë në darkën e famshme të ngjalave me atë liderin tjetër të videos së 21 janarit:
-Bëja si Aldo Moros, hidhe në një kanal dhe thuaj se na bëri pritë një bandë e Saliut dhe rrëmbeu atë të gjatin. Pastaj do ta gjejnë si Aldo Moron në ndonjë bagazh makine.
-Nuk e bëj dot se po e marr në besën time.- Iu tha Nari.
-Epo do ta shikosh sesi do të ta shpërblejë.- I thanë.
Nari u bë si bretkosa e përrallës që mori në shpinë akrepin për ta kaluar në bregun tjetër të lumit.
Lideri i gjatë ishte në hall të madh se ai lideri tjetër me të cilin i gjati donte të pajtohej me çdo kusht, i kishte vënë një parakusht që përveçse i gjati të vinte në vilën e tij, të vinte i vetëm, i shoqëruar nga një i njohur i përbashkët, i besuar, që me këtë rast do të bënte edhe shoferin.
Liderit të gjatë nuk i pëlqenin këto parakushte poshtëruese por nuk kishte çfarë të bënte. I duhet të pajtohej me liderin tjetër për të ardhur në pushtet.
Akrepi i përrallës e pickoi bretkosën me thumbin e helmuar kur ende nuk e kishin kaluar lumin, sepse të tillë e kishte instinktin.
Lideri i gjatë është “akrep” i duruar. E nguli thumbin me helm atëherë kur “bretkosa” nuk e priste./Kastriot Myftaraj

Burimi/Facebook