Kastriot Myftaraj – Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj, dy profesorë pa libra që fshehin zyrtarisht CV-n akademike, kandidatë për deputetë

0
251

Në cilin vend të botës një njeri mund të jetë profesor në një universitet, aq më tepër publik ku paguhet me paratë publike, dhe në moshën 55 vjeç si Mark Marku dhe 47 vjeç si Agron Gjekmarkaj të mos ketë botuar libra, aq më tepër të llojit të standardit akademik. Mark Marku ka botuar një libër me bashkëautorësi me profesor Hamit Boriçin, atë “Historia e shtypit shqiptar” në vitin 2008. Agron Gjekmarkaj ka botuar në 2015 librin “Reaksionari”, një përmbledhje artikujsh të tij të botuar në shtyp.
Në cilin vend të botës një profesor letërsie i cili jep lëndën e letërsisë mesjetare bën analistin politik në media, si Agron Gjekmarkaj? Në çdo vend të botës një njeri të tillë do ta quanin sharlatan. Dhe sharlatanë janë edhe ata që e ftojnë në emisionet televizive. Në cilin vend të botës një ish-mësimdhënës letërsie, me diplomë bazike për gjuhë letërsi, bëhet drejtues i Departamentit të gazetari-komunikimit në një universitet public apo privat?
Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj kanë dhe një gjë tjetër të përbashkët. Në faqen zyrtare online të Departamentit të Letërsisë, të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë të Universitetit Publik të Tiranës, nëse klikoni te emri i Agron Gjekmarkajt, i cili është edhe zëvendësdekan i këtij fakulteti, do t’ u hapet një faqe bosh, ku mungon CV e tij. E njëjta gjë ndodh edhe nëse klikoni te emri i Mark Markut në faqen zyrtare të Departamentit të Gazetari-Komunikimit në të njëjtin fakultet ku drejtues është pikërisht Mark Marku. Do t’ u hapet një faqe bosh.
Në të gjithë botën analistët politikë që vijnë nga bota akademike kanë botuar libra studimorë për politikën. Asnjë të tillë nuk kanë botuar Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj. Ironia është se Marku dhe Gjekmarkaj marrin pjesë vetëm në debate televizive për politikën, jo për fushën e tyre.
Meqënëse është e sigurt se Marku dhe Gjekmarkaj do të bëhen deputetë, për shkak të rradhitjes në listën e kandidatëve, nuk pritet që ata të gjejnë kohë për të shkruar libra as së paku në katër vitet e ardhshme.
Dhe këta dy sharlatanë të çuditshëm janë futur në listën ë kandidatëve për deputetë të PD-së si dy intelektualët më të spikatur që ka kjo parti.
Gjekmarkaj i cili ka bërë një karrierë si shitës rrobash të vjetra në tregun e quajtur “Pleshti” në Romë, u ndihmua nga Fahri Balliu, të cilit nuk i është mirënjohës, që të bënte karrierë kur erdhi PD bë pushtet, në 2005. Gjekmarkaj shtirej si nipi i At Zef Pllumit, një gënjeshtër kjo në sajë të së cilës u afrua edhe me Ismail Kadarenë. Prova e kësaj gënjeshtre të tij është edhe në librin me kujtime të gruas së Ismail Kadaresë. Në sajë të nipësisë së rreme me At Zefin, Agroni u bë pedagog në universitetin publik të Tiranës, kur PD ishte në pushtet, si dhe këshilltar i Ministrit të Kulturës. Më vonë, nën presionin e të afërmve të At Zefit, Agroni deklaroi publikisht se nuk është nipi i At Zefit. Një gënjeshtër të ngjashme ka thënë edhe Mark Marku, por jo publikisht por privatisht. Mark Marku mëton një lidhje të posaçme me Ismail Kadarenë i cili i bëri nderin e madh duke i dhënë të drejtën që të shkruante parathënien e korpusit të plotë të veprës së tij me njëzet vëllime. Mark Marku thotë privatisht se nuk e tregon dot sekretin e lidhjes së tij me Kadarenë por krahasoni fotografitë tona, thotë ai.
Gjithashtu Marku thotë se romani më i pëlqyer prej tij I Kadaresë është ai “Dasma”.
Në këtë roman Kadare tregon një përvojë që pati si reporter në vitet gjashtëdhjetë kur mori pjesë në një dasmë ku dy të rinj një djalë nga jugu dhe një vajzë katolike nga veriu që ishin njohur në një aksion në ndërtimin e hekurudhës martohen me njëri-tjetrin. Kadareja mori pjesë në dasmë dhe u frymëzua për të shkruar një libër për çka bisedoi gjerësisht me çiftin në ditët pas dasmës.

Burimi/Facebook/Kastriot Myftaraj