Kastriot Myftaraj – Që të zbulohet e vërteta e vdekjes së katër rusëve në Shqipëri duhet të bëhet krahasimi gjenetik i Edi Ramës me të ndjerin Sergei Burenkov djalin rus të Kristaqit

0
96

Vdekja e katër rusëve me lidhje familjare me njëri-tjetrin në një hotel në Qerret të Kavajës është një ngjarje tepër enigmatike për nga mënyra sesi ka ndodhur dhe duke pasur parasysh se cilët kanë qenë personat e vdekur. Çdo hulumtues krimesh, nisur nga rrethant do të dyshonte menjëherë se ngjarja është një krim për të cilin autorët duan të krijojnë përshtypjen se është një vetëvrasje kolektive, ose vdekje aksidentale.
Për t’ u ndriçuar ngjarje të tilla duhet që së pari të dihet saktësisht se cilët kanë qenë të vdekurit. 60 vjeçari Sergei Burenkov ishte vëllai rus i Edi Ramës. Sergei, i lindur në 1961 ishte djali i Kristaq Ramës nga martesa e tij e parë në Bashkimin Sovjetik ku Kristaqi, babai i Edit, kishte kryer studimet universitare për skulptor.
Sergei mbante mbiemrin e burrit të dytë të nënës së tij.
Mediat shqiptare, duke u bazuar në informatat e cunguara me burim Policinë e Shtetit, nuk thonë faktin që katër rusët kanë qenë në Tiranë ku kanë shkuar edhe në varreza te varri i Kristaq Ramës.
Që të zbulohet e vërteta e vdekjes së katër rusëve në Shqipëri duhet të bëhet krahasimi i analizave gjenetike të Edi Ramës me Sergei Burenkov. Nga kjo do të dalë që Edi Rama dhe Sergei Burenkov janë vëllezër.
Dhe kjo gjë e bën Edi Ramën të dyshuarin kryesor për krimin e vrasjes së rusëve.
Sergei Burenkov erdhi në Shqipëri jo vetëm për të parë varrin e babait të tij por me sa duket edhe për të marrë një takim me të vëllain, kryeministrin sotëm shqiptar, me të cilin ka njohje dhe kontakte më të hershme.
Sergei Burenkov e ka shantazhuar që prej shumë vitesh Edi Ramën duke i kërkuar para ndryshe do të publikojë dokumente që vërtetojnë se Kristaq Rama por dhe gruaja e tij Aneta kanë qenë agjentë të KGB-së.
Studentët shqiptarë të cilët shkuan në Bashkimin Sovjetik dhe në vendet e tjera komuniste, me lejen e Sigurimit të Shtetit komunist shqiptar u vunë në bashkëpunim me shërbimet e fshehta të vendeve ku shkuan për studime, për nevojat e këtyre shërbimeve. Pas prishjes së marrëdhënieve të Shqipërisë komuniste me Bashkimin Sovjetik dhe vendet e tjera komuniste të Europës Lindore Sigurimi i Shtetit komunist shqiptar kur deshi i përdori dosjet e këtyre bashkëpunëtorëve të shërbimeve të huaja, duke i dënuar ata, kur deshi i la të qetë.
Por këto dosje ekzistojnë edhe në Moskë.
Kristaqi i rekrutuar gjatë qëndrimit në Bashkimin Sovjetik, ndërsa Aneta gjatë qëndrimit në Poloni. Aneta Koleka (Rama) i kishte kryer studimet universitare në Poloni që në atë kohë ishte pjesë e bllokut sovjeto-komunist. Në atë kohë KGB kishte një problem të madh në Poloni, e kishte shumë të vështirë të rekrutonte agjentë nga të rinjtë universitarë polakë. Kështu që për të depërtuar në rrethet studentore u përdorën të huajt e rekrutuar që u dërguan me studime në Poloni. Një prej tyre ishte Aneta.
Kristaqi nga ana e tij përdorej nga KGB në drejtim të studentëve të huaj.
Sergei Burenkov, në sajë të bashkëpunimit me dikë në shërbimin e fshehtë të jashtëm rus SVR, erdhi në zotërim të dokumenteve që vërtetonin bashkëpunimin e prindërve të Edi Ramës me KGB-n, dhe me këto dokumente i bënte shantazh Edi Ramës duke i marrë para të cilat sigurisht që i ndante me njeriun e SVR.
Edi Rama ka qenë i detyruar që të paguante vëllain e tij rus gjatë shumë viteve qëkurse u bë ministër në 1998 sepse publikimi i këtyre dokumenteve do t’ i nderpriste karrierën e tij politike. Aq më tepër pasi u bë kryeministër jo aq për shkak të presionit brenda Shqipërisë për të cilin Rama nuk pyet por për shkak të presionit amerikan pasi në një vend të NATO-s, nuk mund të jetë kryeministër biri i dy prindërve agjentë rusë, apo qoftë edhe i njërit. Edhe kur Rama ishte ministër dhe kryetar bashkie e blinte heshtjen e vëllait rus sepse e dinte që nëse ai publikonte dokumente Rama nuk do të kishte më të ardhme në politikë.
Fakti që z.Burenkov kishte ardhur në Shqipëri bashkë me dhëndrin tregon se ka qenë ky i fundit që e ka nxitur për të kërkuar më shumë para nga vëllai i tij i pasur në Shqipëri.
Z. Burenkov duhet të ketë përdorur edhe sëmundjen e gruas së tij, e cila vuante nga kanceri, si shkak për t’ i kërkuar Edi Ramës shuma të mëdha parash.
Të katër rusët janë parë shpesh në kazinot e hoteleve luksoze të Malit të Zi, që do të thotë se ata ishin maniakë të bixhozit ku humbnin pjesën më të madhe të parave që merrnin nga Edi Rama.
Me sa duket kërkesat e vëllait rus të Edi Ramës ndaj këtij të fundit kanë ardhur duke u shtuar dhe janë bërë të tilla që Edi Rama ka vendosur që t’ a zhdukë këtë rrezik nëpërmjet zhdukjes fizike të atij prej të cilit vinte rreziku.
Ambasada Ruse në Tiranë sigurisht që e di të vërtetën e lidhjes së Burenkovit me Edi Ramën por nuk do të kërkojë që hetimet të zgjerohen në këtë linjë pasi shërbimeve të fshehta ruse iu intereson që këtë gjë ta përdorinsi kompromat (material kompromentues), siç quhet në fjalorin e tyre, ndaj Edi Ramës.
Në Rusi ka një proverb që nga koha sovjetike që është zhvillim i proverbit “Kush bëhet çekist mbetet përgjithmonë çekist”.
“Çekist” domethënë njeri i shërbimeve të fshehta komuniste, që në fillim u quajtën Çeka. Proverbi tjetër është: “Biri i prindërve çekistë lind çekist”.
Fshehja e së vërtetës së vdekjes së katër rusëve është shërbimi i parë i madh që Drejtori i ri i Policisë së Shtetit Gledis Nano i bën Edi Ramës. Jo më kot edhe Gledisi është djalë cekisti. Këta punojnë edhe mes tyre me kompromat. Gledisi do të heshtë sepse e di që Edi Rama e di që babai i Gledisit dikur kur ka qenë oficer i ndërlidhjes në Degën e Punëve të Brendshme në Shkodër ka vënë në përgjim të paligjshëm aktorin e njohur Ndrek Luca, që me uniformë gjenerali fashist mjekërosh në filmin “Në fillim të verës” të ngjan me Gledisin sot./Kastriot Myftaraj

Burimi/Facebook