Kastriot Myftaraj – Si Lulzim Basha tallet me Skënderbeun dhe vetveten në librin e tij

0
89

Në kapakun e përparmë të librit të Lulzim Bashës “Misioni im” është figura e një kali. Kjo është logoja e shtëpisë botuese që ka botuar librin, asaj “Skanderbeg books” të Flutura Açkës, njëherësh edhe kandidate për deputete e Partisë Demokratike dhe nr. 1 në listën e kësaj partie në Qarkun e Elbasanit.
Është e çuditshme që një shtëpi botuese që mban emrin e Skënderbeut ka si emblemë të saj figurën e një kali pa kalorësin. Skënderbeu nuk ka qenë një kalë, por më së paku një kalorës. Në rastin e shtëpisë botuese kemi të bëjmë me një tallje të saj me figurën e Heroit Nacional Shqiptar. Kur logoja e kësaj shtëpie botuese vendoset në kapakun e përparmë të librit të Lulzim Bashës, tallja shumëfishohet. Lulzim Basha tallet edhe me Skënderbeun, edhe me vetveten. Sepse titulli i librit, “Misioni im” fiton një nënkuptim të pashmangshëm në sajë të figurës së kalit së vendosur bashkë me titullin dhe fotografinë e Bashës.
Pra, “Misioni im”: Unë Lulzim Basha jam kalë politik!
Cili është kalorësi? Sali Berisha, sigurisht. Basha po e mban Berishën mbi shpinë politikisht që pas vitit 2013 kur Berisha dha dorëheqjen në dukje, dhe Basha e zëvendësoi atë.
Është e njëjta gjë si në rastin e perandorit të Romës së Vjetër, Kaligula, i cili dikur bëri kalin e tij senator. Berisha shkoi edhe më tej. Ai e bëri “kalin” e tij politik, Bashën, zëvendës të tij dhe vazhdon ta drejtojë partinë i hipur mbi “kalin” e tij. Basha është thjesht “kali” i “Kaligulës”- Berisha.
“Kali” politik Basha mund të bëhet kryetar partie, por jo kryeministër.

Burimi/Kastriot Myftaraj