Kastriot Myftaraj – Sot në botë ka vetëm pesë parti në pushtet të cilat kanë qenë anëtare të Kominternit

0
67

(Internacionales Komuniste). Këto janë:
-Partia Komuniste e Kinës
-Partia Komuniste e Kubës
-Partia Komuniste e Koresë së Veriut
-Partia Komuniste e Vietnamit.
-Partia Socialiste e Shqipërisë (e themeluar në 1941 dhe që ka ndryshuar dy herë emrin në 1948 dhe 1991)
Të pesta këto parti e kanë të regjistruar lindjen e tyre në Moskë.
Të gjitha partitë e tjera anëtare të Kominternit janë shkrirë. Vetë Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik, u ndalua me ligj në 1991 dhe më vonë Putin krijoi një parti të ish-KGB.
Kina gjithmonë ka dashur të themelojë një Komintern global me qendër në Bejing (Pekin) që do të përbëhej nga parti të ngjashme me partinë-shtet kineze e cila ka krijuar një komunizëm hybrid me pushtet të përhershëm të një partie dhe me elementë të ekonomisë kapitaliste.
Sa më shumë që rritet fuqia ekonomike e Kinës aq më tepër do të përhapet modeli politik kinez në botë.
Unë parashikoj se në 2041, në njëqind vjetorin e themelimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë, Partia Socialiste do të rikthehet te emri i vjetër dhe do të anëtarësohet në Internacionalen Komuniste (Kominternin e ri) me qendër në Kinë. Modeli politik kinez do të bëhet ideologjia zyrtare e PS në Shqipëri.
Ironia është se PS po e bën këtë me mbështetjen e SHBA që e shikon Kinën si rivalin e saj.
Për këtë arsye SHBA do të armiqësohen në Shqipëri edhe me komunistët që sot iu shtiren miq dhe me antikomunistët.
Mësimi që amerikanët nuk e nxorrën dot nga Lufta e Ftohtë është se komunizmi është një kult që ngulitet në psikologjinë e brezave të njerëzve të cilët kanë përfituar familjarisht nga pushteti i partisë-shtet./Kastriot Myftaraj

Burimi/Facebook