Kastriot Myftaraj -Ta dinte Bregoviçi si po të përdor Edi Rama, do të kishte kërkuar dhjetëfishin e parave

0
63

Është thënë se nëse ariu që luan në cirk do ta dinte përse po e përdorin ai do të kërkonte shpërblim shumë më të madh. E njëjta gjë vlen edhe për marrëdhënien e Goran Bregoviçit me Edi Ramën. Sepse njeriu që është pas ftesës për Bregoviçin në Korçë është pikërisht Edi Rama, njeriu që e ftoi atë në Tiranë në 2006 dhe i dha çelësin e kryeqytetit shqiptar.
Edi Rama si politikan ka një parim në marrëdhëniet me publikun: Përmbajtja nuk ka rëndësi, forma është gjithçka.
Në të vërtetë ky është edhe parimi i artit të Bregoviçit. Këngët e tij janë formë mbresëlënëse pa përmbajtje reale.
Edi Ramës i duhet Bregoviçi sepse këndon serbisht. Përmbajtja e këngëve të tij nuk ka rëndësi. Shqiptarët e Shqipërisë duhet të mësohen me serbishten, gjuhën e parë të Jugosllavisë së Re.
Nëse Gorani do ta kishte ditur se për çfarë po e përdor Edi Rama, ai do të kishte kërkuar dhjetëfishin e parave që do të marrë si shpërblim për pjesëmarrjen në koncertin në Korçë.

Burimi/Kastriot Myftaraj