Kastriot Myrtaj – Fevzoja pasi vuri veton që Floriana Garo të mos bëhet “Sofia” e Arian Çanit, e bëri atë “Sofien” e Lulzim Bashës

0
108

Emërimi i Floriana Garos si zëdhënëse e fushatës zgjedhore të PD-së vlen vetëm për një gjë, për të provuar se fjala e Blendi Fevziut është “ligj” për Lulzim Bashën. Sepse ka qenë pikërisht Fevziu ai që i propozoi Bashës që ta bënte Florianën zëdhënëse të fushatës zgjedhore, ndonëse Floriana nuk ka asnjë nga cilësitë e duhura për ta bërë këtë punë. Floriana nuk ka as njohuri politike, as është ushtruar në debate politike, madje as përvoja e saj në gazetari nuk ka lidhje me politikën. Karriera në media e Florianës u sajua e gjitha nga Blendi Fevziu, tutori i saj për imazhin publik, si “gazetare” e meteorologjisë (paraqitja e motit) dhe më pak si gazetare e modës. Në të dy përpjekjet e saj Floriana ishte një dështim i plotë. Gjithashtu dështim ishin edhe paraqitjet e Florianës në emisionin e Fevzos, me gjithë mirëdashjen e shprehur nga ky i fundit dhe përpjekjet për t’ ia shitur publikut si shprehëse mendimesh të çmuara.
Në atë kohë Floriana e kishte për zemër një tjetër rol mediatik, donte që të bëhej “Sofia” e emisionit “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, që është në të njëjtin televizion me Fevzon, Tv Klan. “Sofia” është nofka që Çani i ve partneres së tij në emision. Por Fevzos nuk i pëlqente kjo ide e Florianës për arsye që kuptohen lehtë. Por mendja pjellore e Fevzos gjeti një karrierë më të madhe si “Sofie” për Florianën, duke e bërë atë “Sofien” e Lulzim Bashës, zëdhënësen e fushatës zgjedhore të PD-së.
Merret vesh, Floriana në rolin e zëdhënëses do të jetë vetem një kukull recituese tekstesh të parapërgatitur. Nëse partitë dhe institucionet në botën demokratike do të vepronin sipas logjikës fevzoxhije të Lulzim Bashës, atëherë si zëdhënëse do të ishin gjithandej ish-fitueset e konkurseve të bukurisë.
Emërimi i Florianës si zëdhënëse e fushatës ka edhe më shumë prapaskena të këqija të cilat duhet t’ i bëjnë të indinjohen anëtarët dhe mbështetësit e PD-së. Floriana është nusja e djalit të Lumturi Ratkocerit. Këtë Lumturinë Kreshnik Spahiu, me porosi të Blendi Fevziut, i cili zbatonte dëshirën e Florianës, e la si trashëgimtare të tij në postin e kreut të Partisë Aleanca Kuqezi kur iku si emigrant në Gjermani për të mbikqyrur restorantin e hapur nga kunati i tij, me investimin e Kreshnikut. Kështu Blendi Fevziu emëroi vjehrrën e Florianës kryetare të një partie dhe Florianën zëdhënëse të një partie tjetër!
Kreshnik Spahiu sot që nga restoranti i tij në Berlin është bërë analist i përherhshëm politik i Top Channel kundër PD-së dhe opozitës, megjthëse vetë Spahiu ishte kryetar partie dhe mund të merrte pjesë në zgjedhje nëse donte ta bënte këtë gjë. Me porosi të Endri Fugës, drejtorit të komunikimit të Edi Ramës, Eni Vasili, drejtuesja e emisionit “Open” në Top Channel e fton çdo natë në lidhje online Kreshnik Spahiun që të flaës kundër opozitës. Harroi Spahiu që para zgjedhjeve të vitit 2013 ishte në negociata me Edi Ramën për të bërë aleancë me PS-në që nuk u bë vetëm për arsye se Spahiu donte dy vende të sigurta në listën e PS-së dhe Edi Rama ishte gati që t’ i jepte vetëm një. Por Kreshniku veç vetes donte edhe një vend të sigurt për një femër në Qarkun e Durrësit se i kishte dhënë fjalën një biznesmeni për dashnoren e tij dhe e dinte se me këtë burrë nuk bëhej shaka.
Sot ndjekësja më e përkushtuar e Spahiut në fjalimet e tij antiopozitare në Top Channel është vjehrra e Florianës. Ndërsa Fevzoja do të jetë ndjekësi më i përkushtuar i daljeve televizive të Florianës si zëdhënëse e fushatës zgjedhore të PD-së.
Floriana Garo si zëdhënëse e PD-së është Fevzoja me maskën e bukuroshes Floriana! Kjo është fytyra e humbjes së PD-së në këto zgjedhje.
Një gjë nuk kuptoj në këtë paraqitjen e re të Florianës, përse ajo nuk mban së paku edhe mbiemrin e burrit të saj veç mbiemrit të vajzërisë. Pra të paraqitet si Floriana Garo-Daci. Apo këtë gjë nuk e ka gjetur të arsyeshme kuratori i imazhit të saj publik, Fevziu?!
Një pjese të të ftuarve të emisionit të tij të cilët quan si njerëz të besuar, Fevzoja iu tregon fotografitë shumë interesante që ia dërgon në telefonin e tij një e njohura e tij që nga Zvicra, gjatë kohës kur ai është në transmetim të drejtpërdrejtë në emisionin e tij. Fevzoja nuk rri dot pa i treguar këto gjëra. Me siguri që Fevzoja ia ka treguar këto fotografi edhe Lulzim Bashës.
Në epokën digjitale avokatët iu thonë klientëve të tyre që të mos iu besojnë shumë femrave të cilat i kanë njohur në realitetin virtual. Duket se jo të gjithë avokatët e ndjekin këtë urtësi juridike për veten e tyre.
Në të gjithë këtë ka edhe një ironi historike. Ashtu si në vitin 1922 kur gjyshi nga babai i Fevzos, Neki Starova (në familjen e Fevzos ndryshojnë mbiemrin në çdo brez) organizoi vrasjen e Halit Lleshit babait të Haxhi Lleshit (gjyshi i Fevzos ishte prefekt i Dibrës), një tjetër dibran është vrarë tani nga nipi i Nekiut, por këtë herë me tjetër “plumb”.
Nuk dihet nëse emërimi i Floriana Garos si “Sofia” e PD-së do ta rindezë konfliktin e vjetër Çani-Fevzo, të cilin Frangaj e fashiti me shumë mundim në 2011 pas pesë vitesh arratisje të Çanit nga Tv Klan për shkak të sherrit me Fevzon. Si Fevzoja ashtu dhe Çani zemërohen shumë kur dikush iu vjedh idetë e tyre. Dhe nëse Çani nuk e mohon dot që Floriana televizive ishte ide ekskluzive e Fevzos, as Fevzoja nuk e mohon dot që Floriana në rolin e Sofies në PD është vjedhje e një ideje të Çanit.

Burimi/Facebook/Kastriot Myftaraj