Kenga ma solli dashurine

0
24

Me pianon,
luaja notat,
ndjesoja…
Në pentagram notat shkruar, hulumtoja…

Harmonia rendëte,
kumbonte,
pa pushim…
Pena shkruante, vargëzonte me shpirtin tim…

Këndoja me shpirt,
oh!.. varg,
i gjatë melodish…
Të zgjidhja doja, por zemra vetëm një kish…

Notat rreshtuar,
në mendje,
kërkonin dashurinë…
Harmonizuar notat, shprehnin lumturinë…

Tek ty gjeta,
melodinë,
bukurinë e shpirtit Tim…
Me notat luaja gjethet edhe pyjet pa mbarim…

Cdo gjë rridhte,
e kristaltë,
si ujëvarë me lumturinë…
Tek unë kënga lodronte, ma solli dashurinë…
Ideatore Diana Ziu
Ardiana 11/11/2019