Kengetarja shkodrane Violeta Zefi .

0
200

Vjoleta Zefi ka lindur ne shkoder, që e vogël, u angazhua pranë rretheve artistike të qytetit. Rruga e muzikës dhe këngës shkodrane për të ka filluar shumë herët. Ishte viti 1968, kur Violeta Zefi doli para publikut shkodran me Estradën profesioniste të qytetit të Shkodrës, me përkrahjen e profesionistëve të cilët tek ajo zbuluan talentin, zërin e mrekullueshëm, aftësitë e saj . Që nga kjo shfaqje nuk u nda kurrë nga skena muzikore. Zëri i saj i plotë, fjala e qartë, interpretimi me plot pasion për këngën shkodrane, bëri që ajo të ngjitej në grupin e këngëtarëve më të njohur shkodranë por edhe të këngëtarëve shqiptarë në përgjithësi.
Në Dhjetor 1975, Violeta Zefi merr pjesë në Festivali i 14-të në RTSH me këngën “Dasëm Në Fshat”.
Në të gjitha aktivitetet artistike kombëtare dhe ndërkombëtare Vjoleta ashtë vlerësuar maksimalisht me diploma, çertifikata dhe medalje. Kështu vlerësohet me Çertifikatën e Çmimit të Parë, në konkursin e këngëtarëve dhe instrumentistëve solistë zhvilluar në Tiranë nga data 25 deri me 28 Mars 1971.
Festival i Estradave që u zhvillua nga data 4 deri me 6 gusht të vitit 1971, i cili e vlerësoi me Medaljen e shkallës së parë, për interpretim shumë të mirë.
Në Festivalin kombëtar të Shtëpive të Kulturës, zhvilluar në vitin 1975, në Durrës, nderohet me Çmimin e Parë, si këngëtarja më e mirë.
Me 22 Shkurt 1975, i jepet Çertifikata dhe medalja me motivacionin “Për punë të dalluar në përhapjen e kulturës në masat e gjëra”.
Në vitin 1976 Vjoleta Zefi dekorohet nga Presidiumi i Kuvendit Popullorë me urdhërin “Naim Frashëri i klasit të dytë”.
Në takimin ndërkombëtar të Turqisë (1981), Vjoleta u nderua nga juria me çmimin më të lartë duke i dhënë titullin “Mbretëresha e Festivalit”
Më 2 qershor 2005, nderohet nga Këshilli Bashkiak i qytetit të Shkodrës me titullin “Mirënjohja e qytetit”, me motivacion: “Për merita të veçanta në fushën e interpretimit të këngës popullore dhe për kontributin e madh të saj në këtë gjini”.

Burimi/Facebook/Per ty Shkoder