Kërcënohet Florian Canaj dhe “Djemtë e Labërisë”

0
611

Në radio Projektin 21 , në Danimarkë , ditën e Premte të datës 6 Mars 2020 , z. Florjan tregoi rastin se si e kish gjetur letrën në oborrin e shtëpisë së tij . – Kur u ktheva në shtëpi – tregon Floriani – sapo hyra në oborrin e shtëpisë , gjeta një zarf të hedhur, kishte rënë pak shi dhe zarfi ishte pak i lagur . E mora në dorë dhe nuk kishte fare adresë e hapa dhe brenda kishte një letër . Në fillim mendova se mos është ndonjë lojë e bashkëmoshatarve të mij dhe nuk ja vura fort rëndësinë, por më pas pyeta familjarë të mij, shokë dhe miq, bashkëpunëtarë te shoqatates tonë, por asnjë nga ata nuk e kishin bërë , atherë e kuptova se kjo ishte një leter kërcenimi, për punën dhe aktivitetin tonë , kundër rrëzimit të busteve të tradhëtarve të kombit , që janë të vendosur në Gjirokastër , nga pro grekë , por dhe që kanë gjetur përkrahjen e institucioneve vendore , për fatin e keq .

“Djemtë e Labërisë ” i kanë derguar letër edhe Presidentit dhe të gjitha institucioneve më të larta të shtetit shqiptar dhe presin kohën 20 ditore, sipas ligjit , për marrjen e një përgjigjeje prej tyre ! Në rast të kundërt ata u treguan të gatshëm që bustet , nuk do të jenë aty, por njëkohsisht kërkuan edhe bashkimin e mbarë shqiptarve , qe kanë gjak dhe shpirt shqiptari që ti bashkangjiten atyre , ne ditën e organizimit për rrezimin e busteve të tradhetarve të kombit shqiptar , të bashkëpunëtorve të organizatës të ashtëquarjtur ” Mavi” apo” Vorio Epirit “. Ata nuk dorëzohet , kështu deklaruan hapur në valët e radios. “Djemve të Labërisë ” , ju bashkangjit dhe deputeti i parlamentit shqiptar z. Kostasq Papa i cili u shpreh hapur , se do te jete në mbeshtetje të tyre dhe do ti bashkohet nismës së tyre dhe do të japë maksimumin e mundshëm dhe zëri e tyre do ta cojë deri në parlamentin e Shqipërisë . Por njëkohsisht , ju bashkangjinten edhe plot të tjerë “Djemve të Labërisë” , ku edhe avokati Zace Islami u tregua i gatshëm që të jetë së bashku me djemtë . Në bisedë së bashku me z. Florian ishte edhe aktivisti tjeter z. Genti Labi , ku edhe ai u shpreh për situatën e krijuar në Gjirokastër , por dhe në mbarë Shqipërinë , nga media e polikanë të vlerë nga qarqe të caktuara greke . Në fund foli edhe z. Petro Luarasi , që mbeshteti “Djemtë e Labërisë ” dhe kërkoi që atyre tu bashkohen edhe shumë e shumë të tjerë , por dhe të bëhet organizimi më i mirë i mundshëm i mbarë atyre shqipëtarve , që e ndjenë veten atdhetarë !

Ju kërkua z. Florian nga të gjithë ata që e morën fjalën që letren dërguar atij, ta bëjë publike , por dhe ta dërgojë pranë organeve të policisë , që ata që guxojnë të kercënojnë aktivistët e cështjes kombëtare , të përgjigjen përpara ligjit !

Edhe stafi i radio Projektit 21 , kërkon që organet kopetente ta marrin seriozisht këtë kercënim që i bëhet këtij aktivisti të dalluar të ceshtjes kombëtare dhe gjithë anëtarve të shoqatës “Djemtë e Labërisë” , duhet të trajtohet me seriozitetin më të madh dhe të gjindet dërguesit e kësaj letre kërcënuese ! Mbesim me shpresë që kjo të marrë drejtimin e duhur !

Shkruar nga Luigj Shkodrani DK