Këshilla e Metës për situatën në Partinë Demokratike

0
43

“Zgjidhja për situatën në PD është vota”. Kështu u shpreh Presidenti Ilir Meta këtë të mërkurë gjatë emisionit “Opinion” për situatën në selinë blu. Sipas kreut të shtetit, PD-ja mund t’i kërkojë PPE-së, duke qenë se është anëtare atje që të vlerësojnë gjendjen brenda partisë.

“Unë për PD kam vetëm një këshillë: A jeni ju PD anëtare e PPE? Ju PD e dashur e Shqipërisë, me Merita të jashtëzakonshme për zhvillimin e vendit, kërkojini një mision PPE për të vlerësuar gjendjen brenda jush. Zgjidhja është vota. Nuk ka kongres më të thjeshtë se ai i PD sepse te ai kanë delegatët automatikisht. Ata që votuan atje ata të votojnë prapë. Pra mungesa e ballafaqimit demokratik. Ata zgjidhjen e kanë në rast se duan, nëse nuk duan unë nuk kam çfarë t’u bëj”, tha Meta.

Burimi/tvklan.al