Këtë javë organizohet vallëzim në shesh në përkrahje të profesorit vushtrrias

0
48

Gazeta Imazhi
Vallëzime me motive kombëtare pritet që të mbahen të shtunën më 5 shkurt 2022 në Sheshin kryesor të qytetit të Prishtinës si përkrahje për profesorin Lulzim Paci nga Vushtrria.
Rron Haxhiislami nga Shkolla e vallëzimit ” Love and Dance” tha për VushtrriaPress se organizimet janë në fazën finale për këtë eveniment për profesorin vushtrrias i cili u bë i njohur në Tik Tok me vallëzimin e tij me veshje kombëtare, por që pati edhe disa reagime negative ndaj tij, të cilat bën që ai (L.P) të qante në një studio televizive për shkak të presionit ndaj tij.
Edhe profesori Paci e ka mirëpritur organizimin dhe ka thënë se do të marrë pjesë në këtë organizim dhe ka falënderuar të gjithë ata që kanë dalë në përkrahje të tij.

Burimi/Gazeta Imazhi