Keze Kozeta Zylo Ambasadori shqiptar qe fitoi zemren e presidentit amerikan, Orakullin e njerezve te vuajtur

0
194

At Gjergj Fishta dhe Imzot Noli
Konferenca e Paqës asht e detyrueshme para historisë e njerzimit mbarë – per në mos dashtë me u ra mohi parimeve të veta – me na i njoftë këto të drejta tona. (At Gjergj Fishta)
Presidenti i shteteve te Bashkuara te Amerikes Woodrow Wilson ishte miku besnik i shqiptareve dhe me ndihmen e tij politike dhe fale diplomatit te shquar Fan S.Nolit dhe miqve te Diaspores e mbeshteti Shqiperine ne bote duke e njohur zyrtarisht Pavaresine e saj. Wilson e mbrojti Shqiperine nga coptimi dhe nga kthetrat e serbeve, grekeve dhe fuqive te medha qe secili donte ta gllaberonte.
Dhe kjo ndodhi 102 vjet me pare ne konferencen e Parisit…
Takimi I Nolit me Wilson ishte nje fat I madh per Shqiperine ndaj Noli kujton:
“Ndjeva një lëmsh mallëngjimi në grykë dhe më rrotullonte në kokë një emër, që ka fituar mirënjohjen e gjithë zemrave shqiptare, e ai ishte emri i Presidentit Wilson”.
“Kam patur nderin në një rast historik ta takoj këtë njeri të madh që tani është bërë orakulli i njerëzve të vuajtur. Ishte Dita e Pavarësisë, kur përfaqëusesit e të gjitha grupeve nacionale në Amerikë ishin ftuar nga presidenti Wilson për ta shoqëruar si miqtë e tij të huaj në jahtin Mayflover gjatë pelegrinazhit në Malin Vernon. Gjatë kthimit unë si lutës i përulur iu afrova dhe i thashë ta shpëtonte këtë racë heroike dhe të pashpresë, dhe t’i kthejë asaj bukën e jetës, lirinë. Dhe përgjigjja e tij fisnike ishte: ‘Unë do të kem një zë (votë) në Kongresin e ardhshëm të Paqes dhe atë do ta përdor në favor të Shqipërisë”.
At Gjergj Fishtën ishte anëtar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Parisit dhe mbajti fjalimin historik
Duke jua perplasur ne fytyre fuqive te medha te cilat luftonin me cdo kusht per ta gllaberuar Shqiperine ndermjet te tjerash At Gjergj Fishta tha:
Zotnij
Ç’ me kohë të Luftës turko – ballkanike e tektej zemrat e Shqiptarëve kanë pikue gjak prej dhimbjes e mjerimit, për arsye që Europa e qytetnueme përkuli në Konferencë të Londres së 1913 ma se gjysen e Shqipnisë e plot një milion Shqiptarë, nen zgjedhë të randë t’ anmiqve të tyne kufitarë. E pse këta anmiq të tyne ishin si me numër si me miq ma të fortë, kështu ndodhi që Shqiptarve s’u mbeti ma asnjë rreze shprese, se do të mund të nxirrshin ma kurr atë pre të lotueme prej çapojve të tyne rrëmbyesa e gjithmonë të zhyemun në gjak.
Grekët dogjën 360 katunde në Shqipninë Jugore, tuj i mbytë të gjithë ata që dishmoheshin Shqiptarë. Sot Konferenca e Paqes lypë që shi ndër këto vise, të bahet plebishiti për me caktue kufijt e Shqipnisë. Ironi e helmueme! Prej këtyne punëve, – për mos me folë për të tjera, – duket çiltas se shqiptarët, prej pikpamjes kombtare, kanë pasë arsye me drashtë ma shumë kristjanët, se sa turqit. Turku, si për princip, si në teori, ia ka pasë njohë Shqipnisë njifarë autonomie, sadoqë me Skanderbeun e pat kundërshtue përparimin e tij në Ballkan.
Kombi Shqiptar ka tager me kenë njoftë shtet i pamvarshem e sovran, pse asht Komb autokton i viseve ku sot me sot banon, e pse e ka të shquet ndergjegjen lirie e pamvarsie: Si me thanë, se ka në vetvete të gjitha mëndorjet e lypuna që me u njoftë një Komb Shtet më vedi e i pamvarshem. Prandej Konferenca e Paqës asht e detyrueshme para historisë e njerzimit mbarë – per në mos dashtë me u ra mohi parimeve të veta – me na i njoftë këto të drejta tona.
8 Janar, 2021
New York

Imazhi mund të përmbajë: 5 njerëz, duke përfshirëPaulin Z. Zefi, skærm, telefon, kostum, bejsbolli dhe ushqim

Burimi/Facebook