Kim “shkund” politikën/ SHBA shton listën e zezë me zyrtarët non-grata

0
79

Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim, ka paralajmëruar sot se të tjerë emra zyrtarësh pritet të shpallen non-grata nga SHBA, për shkak të korrupsionit.

“Muajin e kaluar, Presidenti Biden e bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë korrupsionin një kërcënim për sigurinë kombëtare. Si pasqyrim i kësaj politike të re, Presidenti Biden zgjeroi shtrirjen e Urdhrit Ekzekutiv për të Sanksionuar Personat e Përfshirë në Destabilizimin e Ballkanit Perëndimor për të përfshirë Shqipërinë, për të identifikuar sjellje të tjera të dënueshme dhe për ta bërë Urdhrin Ekzekutiv të zbatueshëm ndaj një gamë më të gjerë personash të përfshirë në aktivitete që çojnë në abuzim serioz të të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor ose që kanë të bëjnë me korrupsionin. Ky Urdhër Ekzekutiv duhet të nxisë zyrat e prokurorisë në të gjithë botën, përfshirë Shqipërinë, të dyfishojnë përpjekjet për të luftuar korrupsionin”,- është shprehur Kim.

Kujtojmë këtu se më herët ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe familjarët e tij janë shpallur non-grata nga DASH.

Ndërsa sot ambadorja e SHBA ka paralajmëruar se Berisha nuk është i vetmi politikan shqiptarë në listën e zezë të DASH.

Burimi/CNA.al