Kimete Berisha – Një ministër ekstravagant!

0
58

Me fjalën e parë si ministër i shëndetësisë, Rifat Latifi tregoi merakun e tij të madh për ‘kthimin e trurit’ shqiptar nga mërgimi.
Anipse, truri dhe shkenca nuk kanë karakteristika kombëtare, po, qe, ky po thotë që jo veç gjaku, por edhe truri ka karakteristika kombëtare.
Nuk e kuptoj pse ministri flet për ‘kthimin e trurit’ në Kosovë, kur ai vet nuk është kthyer si doktor, por është kthyer në Kosovë si politikan.
Në Kosovë ke llogari të jesh politikan, jo mjek.
Gati secilit ‘shkencëtar’ emigrant, që do t’i ofrohej pozita e ministrit – normal që do të kthehej në Kosovë!
Nuk është kjo kurrfarë sakrifice.
Nëse të dhemb zemra kaq shumë për Kosovën, do të mund të ktheheshe, thjesht pa na treguar se je kthyer.
Ministri i shëndetësisë tha se nuk e di gjendjen momentale me pandeminë (derisa të konsultohet me raportet e Arben Vitisë), por u shpreh i njoftuar në detaje me të ardhmen tonë të largët.
Tha: ‘Kam plane afatgjata…Dhe, se…
Pas 30-të vitesh do të bënet mirë’.
Parashikim depresiv.
Kush ka ymër me t’prit ty 30-të vjet.
Plani me gojë që Rifat Latifi e premtoi (për 2 minuta në konferencë me Albin Kurtin), mund të realizohet për 2 vite, edhe veç pak tru me përdorë.
Sepse:
Ministria e Shëndetësisë nuk krijon shkrencëtar.
Shkencëtari është individualist.
Ministria e shëndetësisë nuk ua rritë rrogat shqiptarëve.
Truri kthehet kur paguhet dhe shpërblehet dija.
Dhe, normal, kur i ofrohet ndonjë pozitë në qeveri.
E vërteta të çliron (hamamin).
Thuaje të vërtetën:
Sot, sot çka po ndodh në shëndetësi,
dhe çfarë mund të bësh nesër! Konkretisht, nesër!
A ke mundësi teorike dhe praktike që t’i largosh sorrat nga nënqielli i spitalit të Prishtinës?
A ke mundësi teorike dhe praktike t’i shpëtosh shqiptarët nga plaçkitja e farmacive, e laboratorëve, e ordinancave private dhe e spitaleve!
A mundesh ti si ministër ta fusësh në përdorim fshesen dhe lopatën?!
A je i zoti t’i bindësh pastruesit ta mbledhin bërllogun në oborret e spitaleve?!
Dhe nëse e zbulon kush e vjedh mishin e pacientëve, një bakshish e ke prej meje!
Në këtë Kosovë të varfër dhe depresive, nuk kthehen njerëzit (që s’e kanë trurin në përdorim), jo po të kthehen njerëzit që e lodhin trurin.
Veç një dembel dhe një pasanik jeton sot në Kosovë.
A e kupton ministri se këtë ‘tru’ që e ka sot Kosova, politika e ka izoluar, s’ka gazetar e intelektual që nuk është detyruar ta mbyll mundësinë e komentimit në rrjete sociale, shkaku se Vetëvendosja nuk e lejon askënd tjetër të mendoj, përveç Albin Kurtin.
Ju e përndiqni trurin që ende nuk ka ikur nga Kosova, e premtoni se do ta ktheni trurin e migruar para 20 viteve!
A e pave se si sot Kryeministri ta mori anën dhe foli për pandeminë në emrin tënd!
P.S. Ishalla në fund, nuk do të na i harroni
gërshërët në bark (humor).

Burimi/Facebook