Kjo është jeta ime

0
23

Vetëdijshëm,
vështroja,
dehesha,
trembesha, kaptivohesha në panik…

Frika,
nga vetja,
pasiguria,
trupin robëruar, si një sundimtar tipik…

Të largohesha,
tentoja,
forcat,
e verteta m’ ngujonte, e mpirë tan’ frikë…

E lejova,
manipulimin,
mendjen torturoja,
fajësohesha, mbytesha n’ kritikë…

Krimin kryer,
krimineli,
fajësinë,
me maskën e viktimës, veshi e shkoi…

Çudia,
ma e madhe,
veç tri ditë zgjat thojn’,
ëndërra zgjohet, ditë e re përsëri agoi…

Vrapin,
shiu rrëmbyeshëm,
nuk e zinte,
pasqyra nënqeshej, n’ lakuriqësinë time…

Me forcë,
shkunda,
hallet e shkuara,
ndalova, nuk kërkova ma detajime…

Imagjinata,
zbardhtete,
gjelbëronte,
filmonte, krenohej, me jetën time…

Jetën,
nuk ja fal askuj,
për jetën,
do të shkruaj, kritikoj pa bërë dallime…

Mendërisht,
fala të kaluarën,
reflektova,
vetë vendos, sepse kjo është jeta ime…
Ardiana 10/23/2019