Koalicioni për 6 Marsin, Kryemadhi: Ilir Meta nuk ka negociuar me Sali Berishën

0
50

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, gjatë emisionit “Opinion” ka folur në lidhje me koalicionin e lidhur me Komisionin e Rithemelimit të PD-së për zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit.

Kryemadhi tha se Presidenti Ilir Meta nuk ka negociuar apo të ketë dhënë garanci në emër të LSI-së me Sali Berishën. Kryemadhi tha se mes grupit të rithemelimit dhe disa deputetëve të LSI-së është diskutuar prej kohësh për marrëveshjen.

Kryemadhi tha se koalicioni u zgjodh sepse kandidatët për zgjedhjet e pjesshme dolën nga procesi i primareve.

Monika Kryemadhi: E para në dijeninë time, zoti Meta nuk e ka takuar në emër të LSI-së, zotin Berisha. Zotin Berisha e ka takuar në Pallat Brigadave në mes të ditës ashtu siç ka takuar Taulant Ballën në Presidencë në mes të ditës dhe e kanë bërë të qartë takimin e tyre.

Blendi Fevziu: Në fakt një takim që pas takimit çoi në koalicion?

Monika Kryemadhi: Jo nuk është e vërtetë sepse kishte kohë që diskutohej mes zotit Belind Këlliç, Endrit Brahimllarit, Petrit Vasilit, Oerd Bylykbashit sepse Kodi Zgjedhor nuk ia krijonte të mundur.

Blendi Fevziu: Atëherë duhej vula e Metës?

Monika Kryemadhi: Jo vula e Metës është President i Republikës së Shqipëri.

Blendi Fevziu: Vulë besimi flasim!

Monika Kryemadhi: Nuk është ashtu. Ju thoni që pse nënshkruat një marrëveshje pse nuk përfitoni. Keni të drejtë se është krijuar ideja që politikanët duhet të firmosin marrëveshje për të përfituar diçka dhe shembulli më i mirë ka qenë ish-kryetari i frontit opozitar, që firmoste diçka për të dështuar të gjitha kauzat e opozitës.

Blendi Fevziu: Ka negociuar Ilir Meta me Sali Berishën?

Monika Kryemadhi: Jo nuk ka negociuar.

Blendi Fevziu: I ka dhënë garanci në emër të LSI?

Monika Kryemadhi: Absolutisht nuk i ka dhënë garanci në emër të LSI.

Blendi Fevziu: Pse e bëtë këtë zgjedhje zonja Kryemadhi? Pse zgjodhët Berishën dhe jo Bashën?

Monika Kryemadhi: Nuk zgjodhëm Berishën, ne zgjodhëm atë grup deputetësh dhe atë institucion që quhet Primare. Ne sot nuk e dimë tani që a kanë dalë kandidatët e selisë së bravës, por ajo që më bën përshtypje është që 6 kandidatët e gripit të rithemelimit kanë hyrë në një proces primaresh ku gjysmat e qyteteve që janë në garë për 6 Marsin kanë shkuar qytetarët dhe kanë votuar.

Burimi/tvklan.al