“KOHË KOVIDIANE…..HOMAZH për MANTELBARDHËT

0
89

’24 yje që do na mungojnë’, Tritan Kalo mesazh prekës për mjekët që humbën betejën me virusin, një apel për qytetarët
Mjeku i njohur Tritan Kalo ka reaguar përmes një mesazhi prekës lidhur me 24 mjekët që kanë humbur jetën nga COVID-19

Kalo shkruan se ishin “24 yje që do ti mungojnë vargut të yjeve të mjekëve shqiptarë, të cilët punuan e sakrifikuan një jetë të tërë për të mbrojtur dhe shpëtuar jetët e të tjerëve”.

Mjeku ka edhe një thirrje për qytetarët, të cilët me sjelljen e tyre mund të nderojnë sakrificën e mjekëve.

STATUSI I PLOTE

“KOHË KOVIDIANE…..HOMAZH për MANTELBARDHËT tanë të cilët humbën jetën e tyre në përballjen me sfidën e shekullit, Infeksionin e shkaktuar prej virusit jetëlëndues e jetëmarrës Sars-Cov2/Covid-19…..24 yje që do ti mungojnë vargut të yjeve të mjekëve Shqiptarë, të cilët punuan e sakrifikuan një jetë të tërë për të mbrojtur dhe shpëtuar jetët e të tjerëve….Jam i nderuar dhe shumë krenar që pjesën më të madhe të tyre i kisha njohur personalisht…JU LUTEM që për të nderuar edhe me shumë emrin dhe punën e tyre, respektoni gjithçka për të ulur mundësinë e infektimit nga Sars-Cov2/Covid-19, për të ulur numurin e të prekurve prej kësaj “flame mbarëbotërore”….M.D.H. = Maska/Mbulimi i hundës dhe i gojës + Distancimi fizik kur dhe ku është e mundëshme + Higjena personale dhe e mjediseve kolektive, janë trinomi i masave që për momentin mbeten më të efektshmet në këtë përballje me “armikun e padukshëm”….U prehshi në Altarin e Pavdeksisë!!!!”.

Burimi/pamfleti.net/