Kompozitorja e mirënjohur Eriona Rushiti i del në mbrojtje kantautorit Bojken Lako: Gjykatat makth i këtij vendi që dënojnë një Artist për 4 dritare

0
16

Ka reaguar kompozitorja e mirënjohur Eriona Rushiti rreth lajmit “burg për ndërtimin e katër dritareve” të kanautorit e rokerit, pionierit të rokut shqiptar Bojken Lako.

“A ka turp me te madh sesa te lexosh neper portale ate qe shkruajne per Bokun? Gjykatat qe jane kthyer ne makthin e ketij vendi, ku i zoti nuk merr dot pronen e tij , sepse betonizimi dhe pasurimi i oligarkeve shqyejne çdo dere, denojne nje artist per 4 dritare.

Dhe pse?? Sepse ne nje ambjent te rrenuar Boku investon e vendos 4 dritare e deshiron ta ktheje ne nje vend me komod per ca te rinj qe duan te mos dergjen kafeneve, por te mesojne sesi behet muzike.

Dhe???? Portalet vrapojne kush e kush me pare te jape lajmin. (Mire kali qe ngordhi, por s’te lene rehat as mizat)

Neveri!!!!

P/S. Kam qene prezente ne ditet e para vjet, ku Boku me ftoi te shihja ambjentin dhe me kerkoi te kontribuoja me ca ore mesimi. Me fliste gjithe pasion sesi ajo germadhe mund te shnderrohej ne nje vend ku te vegjel e te rinj te kenaqeshin, e mesonin sa me shume rreth muzikes. Pra nga nje germadhe, ne nje ambjent artistik dhe plot shije. Nje vend i vogel per ekspozita te te rinjve piktore, nje studio ku te prodhohej muzike dhe disa klasa per teorine e muzikes. Dhe ja sot lexojme akt-akuzen per shtimin e 4 dritareve”.

Këtu e mbyll komentin e saj në rrjetin social kompozitorja e mirënjohur shqiptare Eriona Rushiti në mbrojtje të kolegut të saj Bojken Lako.

Burimi/voal.ch/