Komuniteti Egos organizon kuvendin “Bullizmi në kohë pandemie”

0
95

Bullizmi është një nga fenomenet tepër prezent në shoqërinë tonë e që veçanërisht ndodh së tepërmi qysh në bankat e shkollës si dhe në jetën e përditshme.
Komuniteti Egos nuk ndalet për asnjë moment, këtë herë vjen me një tjetër aktivitet madhështor. Themeluesi, Kejvi Mici së bashku me përfaqësuesen e Egos, Era Cela dhe përfaqësuesen e Egosit në Angli, Marsela Koçi kanë vendosur të organizojnë kuvendin me temë “Bullizmi në kohë pandemie”. Kështu për të gjithë të rinjtë, prindërit, mësuesit, drejtuesit e shkollave, psikologë, sociologë, aktivistë të shoqërisë civile vjen një ftesë publike ku do të trajtohet çështja e bullizmit në kohën që ne po jetojmë, pra në kohën e pandemisë.
Më datën 20 dhjetor nga ora 18:00 deri në ora 20.00 komuniteti Egos dhe “Krahet e Shqipes” do mbajë një Kuvend tepër të rëndësishëm dhe me vlerë.

Ky kuvend do të zhvillohet online ku do të shtjellohen evidencat, informacionet, kërkimet shkencore më të reja nga fusha e Psikologjisë, informatika si ka ndikuar në psikologji, të cilat mund të aplikohen mejëherë në praktikë. Të gjithë̈ pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të përfitojnë ndërgjegjësim mbi këtë fenomen shqetësues që e kemi kudo: Në punë, në shkollë, në istitucione, në familje e madje dhe në përditshmërinë tonë me njëri-tjetrin. Në këtë kuvend pjesëmarrësit do të njihen me shumë personalitete të fushave respektive në Itali, do të ketë demonstrim të shembujve pozitivë, informacione të rëndësishme mbi fushat që do trajtohen. Kuvendi do të jetë një mundësi për të zhvilluar dhe dalë me platforma paraprake mbi këtë fushë, do jetë një ndihmesë në familje, institucione, shkolla, etj. Këtu do t’u jepet zgjidhje shumë problematikave, por shumë më shumë se kaq.
Referuesit në këtë kuvend do të jenë shqiptarë por edhe italianë, emra të njohur të fushave të ndryshme. Këtu përmendim disa prej tyre, si Albert Gjoka e Frida Vokopola, përkthyes të librave të vjetër mbi gjuhën shqipe dhe historinë shqiptare, të shkruar nga studiues të huaj mbi Shqipërinë siç është “Gjuha e Shqiptarëve të Ksilander”, 1867, “Skënderbeun Princi i Epirit i 1546”, “Golgota e Shqipërisë 1913”. Me kërkimin e veprave të vërteta mbi një pjesë të historisë shqiptare vlerësohet e vërteta dhe hidhet poshtë çdo bullizëm apo negacion i të vërtetave historike apo manipulimeve mbi një popull. Referuesit e huaj do të jenë Attilio Miani, drejtor dhe themelues i një gazete italiane dhe Luca Bauccio avokat i të drejtave ndërkombëtare të njeriut.

Atilio Mani, një gazetar me një eksperiencë të gjatë, ekspert i politikave ballkanike dhe i bashkëpunimit ndërkombëtar. Ai është president i OJQ-së Azzurra Italia, në Bari. Ndërsa Luca Bauccio është ekspert i komunikimit. Ai ka marrë pjesë në shumë konferenca dhe iniciativa kundër racizmit. Sidomos kundër pakicave myslimane dhe të huaja në veçanti. Ai është i lidhur me Shqipërinë nga bashkëpunimi me komunitetin shqiptar në Itali midis atyre figurave të rëndësishme të medias. Federica Marrochini, Publiciste gazetare. Doc. Alex Munguìa Salazar, profesor kërkimi në Fakultetin e Drejtësisë dhe Shkencave Sociale, por doktor në Shkencat Politike dhe Sociale.
Të pranishmit në këtë kuvend do të pajisen edhe me një çertifikatë titull: “Bullizmi në kohë Pandemie”.
Komuniteti Egos pasi ka kryer gjatë gjithë kësaj kohe disa trajme online falas, këtë herë ka vendosur të ndyshojë pak sa strategjinë ku për herë të parë e ka bërë hyrjen për të ndjekur Kuvendin “Bullizmi në kohë Pandemie” me një biletë simbolike për të mbedhur disa të ardhura me të cilat do të ndihmohen fëmijët jetimë dhe disa familje në nevojë.
Për këtë arsye Egos dhe “Krahët e Shipes” kanë vendosur që këtë kuvend ta realizojnë pikërisht në këtë periudhë, pasi dëshiron të sjellin gëzim në disa familje shqiptare në Shqipëri dhe disa fëmijë jetimë me rastin e Krishlindjeve dhe Vitin e Ri. Komuniteti Egos, bamirësinë e ka në qendër të vëmendjes pasi nuk është hera e parë që e bën një gjë të tillë.
Të gjithë ato/ata që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë Kuvend, duhet të dërgojnë̈ një kërkesë pjesëmarrjeje për t’u regjistruar si dhe për çdo paqartësi në këto adresa elektronike: egosalbania@gmail.com / kraheteshqipes@yahoo.com

Nga Era Cela