Koncert, në datën 6 Maj, ora 19:00 – Sheshi përpara Bashkisë Shkodër.

0
63

“N’geN” (New generation)
Koncert, në datën 6 Maj, ora 19:00.
Sheshi përpara Bashkisë Shkodër.
Koncert me brezin e ri të artistëve të qytetit tonë . Idea fillestare e këtij koncerti i cili prezanton projektin ‘N’gen’ është risjellja e muzikës së qytetit dhe asaj të huaj me aranxhime të reja permes një gjuhe të sofistikuar e harmonike dhe ritmike, tipike të muzikës Jazz dhe asaj moderne .
Në fakt tentativa të tilla nuk jane të parat ne vendin tonë. Momenti i parë i një eksperimenti të tillë ka qenë “Festivalit i 11- të”, në vitin 1972, në RTSH. Këngët ishin të aranxhuara nga mjeshtri Gaspër Curcia, të cilat sillnin tek publiku tingellimet JAZZ dhe ritmin vallezues SWING . Siç e dimë ky festival perfundoi i censuruar nga sistemi i kohës dhe artistët u internuar ose u bugosen . Sot, pothuajse një gjysëm shekulli mbrapa ‘rikthehemi’ tek ai moment historik për të ripershkruar atë rrjedhë muzikore . Ky rrugëtim është i domosdoshëm për muziken tonë dhe në një fare menyre jemi vonë , pasi shumë popuj të tjerë e kanë bërë këtë ‘revulucion’ . Përshembull Kuba nepërmjet perzimjes së folkrorit dhe Jazz ka krijuar muziken Salsa, Brazili po ashtu ka krijuar muzikën e vet plot ritme dhe larmi harmonike ,Franca , Italia dhe Spania kane krijuar këngë joshese nepërmjet araxhimive moderne , për të arritur tek fqinjët tanë Sllav, nga të cilet kemi lajme të fresketa ditë pas dite permes muzikës së perpunuar popullore . Kjo gjë tashme duhet të arrihet dhe tek ne , dhe te kthehet një tradite . Muzika Pop e perpunuar i jep publikut një shans me tepër për të dëgjuar muzikë të mirë duke sofistikuar shijet e tyre muzikore .
Orkestra :
Antonio Fierca ( Pianoforte )
Daniel Prendi ( Kitare )
Bled Doci ( Electric Bass )
Jetmir Mesi ( Bateri )
Antonio Shllaku ( Perkusion )
Kengetarë :
Rezarta Smaja
Jozefina Simoni
Josil ( Silvia Kacarosi)
Margerita Shllaku
Ylber Tahiri
Laurian Ejlli
Jetmir Banishta
Aleksandër Tuka
Ademir Fresku
Xhuli Pjetraj
Savjana Vjerdha
Viki Haxhi
Ingrid Havalja

Burimi/Facebook/Teatri Migjeni, Shkoder