Kopi Kyçyku – Alloktonë që u bënë autoktonë

0
171

(Fiset Xhagolli, Zaimi, Cane, Niçi, Gorellari, Shkëmbi, Jorgji, Hido, Iftica, Begaj)
Mithati, Flamuri, Ylli – tre vëllezërit Xhagolli,
Porsi magnet Pogradeci i ndolli,
Shkëlqyen në shkollë, në shkencë e në ushtri,
Këta pinjollë të ardhur nga një dinasti
Me rrënjë të thella përmetare,
Me tradita të hershme atmëmëdhetare.
*
Dy ushtarakë të lartë – Nuriu dhe Pëllumbi,
Asnjë nga gjurmët që lanë nuk humbi,
Të respektuar nga të moshuar e të rinj,
Këta dy Zaimë të rrallë skraparllinj.
*
Çome Niçi, “veterani”,
Që luftoi porsi luani,
Nuk e trembi dot tufani
Ndaj i thoshin “Siberiani”.
Mendjen e kish vërtet femër,
Si drejtues bëri shpejt emër,
Përpara eci dhe Lida, e bija,
Për të flet dhe sot bashkia,
Se në vitet që e drejtoi,
Gjithçka mbarë e mirë shkoi.
*
Nga Leskoviku Polikron Canja erdhi,
Partizani trim, i matur e orator,
Zell dhe talent me mish e shpirt derdhi,
Si një drejtues i rrallë, si organizator.
*
E kush s’e mban mend Avniun,
Të qeshurin, të drejtin, mustaqelliun?
Ky oficer i aftë kolonjar,
Që mbante mbiemrin Gorellar,
Ishte i thjeshtë si një ushtar,
Kushdo që e njohu, u ndje krenar.
*
Çiftit Drita e Skënder Shkëmbi,
Gjithçka që deshën, ua hante dhëmbi,
Me optimizëm, si zhivë të gjallë,
Çdo të papriture i bënin ballë!
*
Sotir Jorgji – kolonjari,
Vaso Hido gjirokastriti,
Vangjel Iftica korçari,
Të tre qyteti i priti,
Krahëhpur, ngrohtësisht,
Dhe sot tregohen me gisht
Si drejtues me përvojë,
Emri i tyre do jehojë.
*
Dhe Sherif Begaj, kolegu im,
Që la Lorencin, të mënçmin djalë,
Këtu punoi me përkushtim,
I mirë, i mprehtë, matte çdo fjalë.
*
Të gjithë erdhën si alloktonë,
Dhe pasardhës të denjë lanë,
Shpejt u bënë autoktonë,
Në zemër Pogradecin e kanë.
@ K. K.

Burimi/Facebook