Kosova në sytë e botës

0
24

Serbia e Milloshevqit në Kosovë kishte më shumë se 50 mijë trupa ushtarako-policore-paramilitare, që bëri krime ndaj shqiptarëve dhe për tokën e djegur,në shuarjen e substancës kombëtare deri në shkallë të gjenocidit!

Në Kosovë,nuk ka katund e as familje shqiptare që nuk kanë të vrarë e të zhdukur!

Në Kosovë nuk ka asnjë familje serbe që u janë vrarë e djegur familja dhe fëmijët e tyre!

Atëherë,pse BE-ja po i mbyllë sytë para krimeve dhe para orëve të gjenocidit fashist të Serbisë ndaj popullit shqiptar dhe për tokën e djegur të Kosovës…?

Atëherë,pse BE-ja po e barazon viktimën(shqiptarët dhe Kosovën)me shtetin agresor dhe tërë aparatin ushtarako-policor-paramilitar të Serbisë,që ka bërë krime në substancën kombëtare për zhdukje e shfarosje deri në gjenocid?

Kriminelet e të gjitha formacioneve fashiste në Serbi kundër shqiptarëve dhe Kosovës,sot me buzë në gaz dhe si heronj të këtij shteti po shetisin të lirë në sheshet e Serbisë dhe në Beograd…!

Evropë,leni me një anë skenarët e vjetër…!

Çikago,qeshor të motit 2020

Burimi/Facebook/ Skënder Karaçica