KOSTAQ PAPA – PËRGJIGJE VËLLAIT

0
155

Sot më dërgoi mesazh vëllai madh, që javën e fundit u rreshtua krah meje. Më thot: Mos rruga që ndjek është e gabuar, sepse qarkullova foton tënde në fb dhe e shanë disa!
Vëllai im është emigrant në Greqi, familjar i rregullt e usta.Nga varfëria në atdhe, aty ndërtoi jetë të qetë familjare, ka 2 fëmijë me universitet e të martuar. Dihet presioni që ushtrohet në Greqi ndaj emigrantëve; miqtë e tij në fb janë shqiptarë e minoritarë.Mes tyre ka dhe ekstremista, provokusa e lajkatarë e që nga një teori e gënjeshtërt e pambështetur në terren i duan fshatrat tanë mjedis sheri e interesa koti!


Çfarë i shkruajta në mesanxher po e publikoj këtu!
I dashur vëlla, në mjedisin ku je përqindja e njerëzve që kontakton nuk i përket interesave qytetare të zhvillimi të vendit tim por interesave personale të secilit që herëherë i shfaqin si interesa që janë pseudokolektive e që nuk përputhen me kërkesat e zhvillimit që do populli këtu në vendin tim.


Ti ata persona që shajnë tu dukën shumë por në fakt ata janë shumë pak duke e parë me shumicën absolute të popullit tim.
Në shoqërinë shqiptare apo popullin shqiptar ata përbëjnë maksimumi deri në 1% të së tërës.
Ose në përbërje të emigracionit shqiptar që është komuniteti të cilit i drejtohem apo përpiqem ta mbroj e përfaqësoj politikisht, që është 1/3 e popullsisë pra mbi 1.5 milion shqiptarë; pra dhe në këtë grup të madh shoqëror ata përbëjnë shumë pak, 1 në 100!
Pra një kundërshti e vogël!


Në një komunitet ka gjithmon dhe kundërshtarë.
E rëndësishme është që veprimi im si politikanë mos të jet as në dëmë të atyre pak kundërshtarëve sepse një përfaqësues i popullit kur kryen detyrën i përket dhe atyre që s’e duan apo nuk e votojnë, por në detyrën publike ne nuk duhet ti mënjanojmë ata.
Ti vëlla të erdhën disa mesazhe apo like kundra si rezultat i opinionit që përpunohet për të mos thënë që manipulohet në vendin fqinj.
Por a e dini sa mesazhe pozitive, thirrje, urime, like, share, më kanë ardhur mua??! Nuk i numëroj dot!


Ndejta 24 orë rresht mbi celular e laptop dhe nuk arrita tu kthej përgjigje secilit sa u detyrova dhe nxorra një status të përbashkët dedikuar të gjithë atyre që më shkruajtën, që më folën, që më dërguan, mesazh, ndjenjë, mbështetje e solidaritet pakufi nga anekënd botës!
Mesazhet e pakta apo sharjet e kritikat që ti tu dukën shumë janë fare, fare pak për të cënuar vijën që përçohet nga vektori i drejtë i mesazhit tim paqësor që jap në dobi të jetës së qytetarëve, emigrantëve dhe përparimit të Vendit Tim, të Popullit Tim e të Kombit Tim!
E vërteta është universale dhe në historinë e jetës ajo është boshti i zhvillimit, do apo nuk do dikush apo disa!
Vazhdoni të punoni me ndershmëri e shikoni shëndetin dhe familjen!
Vëllai yt i vogël!
KOSTAQ PAPA
Tiranë 18.05.2020

Burimi/Facebook – Partiaemigracioni Shqiptar Kostaq Papa