Kostaq Papa – Shtator o ardhsh i mbarë, Hidhe shiun të na shuash zjarr!

0
181

TIRANË 1 SHTATOR 2020

Shtator o ardhsh i mbarë,
Hidhe shiun të na shuash zjarr!

Vjeshtë të mbarë ju uroj të gjithëve!
Nga dje jam rikthyer në Tiranë ndaj të parit që ja uroj vjeshtën e mbarë është qyteti i Tiranës, qyteti i cili më ka pritur që në fëmijëri, të paktën që nga viti 1969 që e mbaj mend mirë!
Me prindët kam qenë për herë të parë në Tiranë si foshnjë në vitin 1965, atëherë sepse kishim dasëm në Kombinat në shtëpinë e gjyshërve nga mamaja!
Dhe që prej atëherë jeta ime ka qënë e lidhur pazgjidhshmërisht me Tiranën tonë, me Tiranën Time !
Të gjitha pushimet shkollore verore apo dimërore unë i kaloja në Tiranë dhe plazhin në Vlorë,por edhe në Sarandë!
Lidhja ime me Tiranën ishte jo vetëm për arsye se të gjithë farefisin nga mamaja e kisha në Tiranë sidomos gjyshërit që i doja e më donin shumë, që të dy nga dyer të njohura të jugut, gjyshi nga familje esnafësh, dhe gjyshja bija e një prej tregtarëve më të njohur të qytetit Sarandë të cilin e burgosën dhe vranë fashistët italian në burgun e Tiranës në dimrin 1941-1942 sepse i biri i tij tregtar i njohur në Jug drejtonte e financonte Lëvizjen Çlirimtare!

Dashuria ime për Tiranën rritej çdo vit akoma edhe në ditë të vështira.
Ditë të vështira quaj ditët kur unë vija gjithë qejf të kaloja disa muaj me gjyshërit dhe që në ditën e dytë në pallat na vinte polici i qytetit e na thoshte që unë nuk duhet të banoja në Kombinat sepse nuk kisha pashaportizim. Sidomos kjo më ndodhte shpesh në vitet e fundit të shkollës së mesme e më pas.
Po ashtu dhe vëllait tim të parë që jetonte në Tiranë me gjyshërit që 9 muajsh, që prej vitit 1956, sa herë vinte i lodhur e shtrihej në krevat ja behte polici te dera duke i thënë që duhet të largohesh nga Tirana se pashaportizimi të është prishur!
Dhe sa të ikte avazi i policit dhe spiunëve të lagjes unë dhe vëllai zinim me rradhë kinematë e Tiranës në qendër: Kinema Republika, Partizani, Agimi, 17 nëntori, Dajti, Kombinati deri natën vonë !

Dhe pse shkruaja që nxënës në disa organe shtypi kur erdhi puna nuk po më jipnin të drejtë studimi!
Po ndiqej metoda si pas shkollës 8 vjeçare nuk më dhanë të drejtë shkolle!
Në shkollë të mesme unë kisha dalë edhe më mirë me rezultate të shkëlqyera! Vetëm tre 9 e të gjitha 10 !

Dy vëllime poetike :
E kuqja e dashurisë;
dhe Rrugëve të Atdheut, të shkruara në vitet1980-1988,si nxënës dhe si student nuk e panë dritën e botimit!
Mes vështirësive por unë u rrita!
Mes pengesash por unë u shkollova dhe u bëra një emër për brezin tim !
Duke u rritur më shtohej dhe më shumë dashuria për Tiranën dhe Atdheun tim dhe pse dashurinë për to ma prishnin shpesh shtetar e ofiqarë !

Në vitin 1988 u vendosa në Tiranë paralel me diplomimin në janar 1989 sepse Fakulteti im ishte 4.5 vjet; pa pashaportizim por me gjysmën e vëllezërve të mi ustallarë që ndërtonin në Qytetin Studenti.
I paemëruar, por entuziast e gjithë dëshirë fillova një Studim për Kurorën e Gjelbër të Tiranës në bashkpunim me Fakultetin e Shkencave të Natyrës, katedra e Botanikës dhe në bashkpunim me Kopshtin Botanik të Tiranës.
Më ndihmonte personalisht profesore e njohur Liri Dingu!
I pa emëruar, por më kërkuan në Arsim në qytetin tim në Sarandë ku isha vendosur në vitin 1982 të jipja mësim brezave në Shkollën e Mesme Lefter Talo, për 3 simestra e më pas në qytetin e Sarandës në NB Frutore të qytetit si specialist i lart!
Dhjetë ditë në muaj vija në Tiranë me leje e punë i shërbeja Ndërmarjes me njohjet dhe veprime pune!

Plot poezi e shkrime të mia në shtyp janë shkruajtur e mbajnë adresë Tiranën!
Dashuria për Tiranën vazhdoj të rritet!

Në demokraci unë studjova dhe më shumë sidomos në Universitetin e Elbasanit dhe Universitetin e Tiranës dhe pse kisha dhe Universitetin e Korçës, sepse doja të isha një bir i denjë për ti shërbyer Tiranës që kisha në zemër, Atdheut e Kombit Tim !

Dhe ja pas shumë vitesh ëndrra për ti shërbyer Tiranës time të dashur u realizua ! Me këmbngulje e punë e me ndihmë nga zoti!
E dija që një ditë do bëhej realitet !
Gjithnjë e më shumë i dashuruar me Tiranën dua dhe më shumë banorët e tij!
Veçoj momentet e romantikës nën diktaturë kur punonjësit e turneve rendnin për në punë, ndërsa nga e sotmja veçoj qytetarët tek rend secili në punën apo në mundësinë e vet që i takon në këtë tokë të dashur e nën këtë diell !

Koha e kërkoi dhe e solli që të bëhem Deputet i Tiranës dhe ti shërbej qytetarëve në çdo cep të tij e pa dallim !
Dhe nuk do lë gurë pa lëvizur në dobi të Tiranës, për të mirën e qytetarëve!

Dje më morrën nga Ambasada e SHBA telefon, po dje kam fol një orë me përtej Atllantikut!
Të jet rastësi! Gjithsesi mbetem i përkushtuar e nuk do të prek asnjë qindarkë para publike !
Kongresmenët që më telefonojnë shtohen!

I rikthyer në Tiranë pas pushime dhe më energjik për të shërbyer për Tiranën, qytetarët, Atdheun, Kombin, Shqiptarinë dhe për të flakur klasën e kalbur politike, të korupuarit, shitësit e tokës e të detit, për ti flakur ata bashkë me tradhëtinë dhe për të Kthyer Shpresën!
Për të ngritur lartë Shqiptarinë !

Tiranë jam me TY!
Atdhe jam biri yt!
Në çdo qelizë e dejë gulçon Shqiptari !

1 Shtator 2020, bie shi !!!

PhD KOSTAQ PAPA
Deputet i Tiranës&Emigracionit
Kryetar i PESH



Fotografia e Partiaemigracioni Shqiptar Kostaq Papa
Fotografia e Partiaemigracioni Shqiptar Kostaq Papa
Fotografia e Partiaemigracioni Shqiptar Kostaq Papa
Fotografia e Partiaemigracioni Shqiptar Kostaq Papa
Fotografia e Partiaemigracioni Shqiptar Kostaq Papa
Fotografia e Partiaemigracioni Shqiptar Kostaq Papa
Fotografia e Partiaemigracioni Shqiptar Kostaq Papa