Kozeta Zylo – Kur Shkodra e shpallte dite zie per tepelenasin e shquar Sali Nivicen

0
24

10 Janari eshte 101 vjetori i vrasjes makabre te Sali Nivices nga armiqte e Kombit
Sali Nivica ishte gazetar, politikan, mesues i lavdishem shqiptar
“Saliu ishte portë e shtyllë, a thue nji shkamb në të cilin tash 10 vjet i turren tallaze të mëdha pa mujte me e bremun kërkund” — Gjergj Fishta
Sali Nivica lindi më 15 maj 1890 në Rexhin të Kurveleshit të Sipërm, rrethi Tepelenë. U vra nga armiqtë e Shqipërisë më 10 janar 1920 në Shkodër. Ishte publicist, patriot, politikan e shkrimar. Ai u dekorua me urdhërin “Nderi i Kombit”.
Veprimtaria e tij atdhetare e publike ishte pengesë për planet aneksioniste serbo-sllave, italiane e greke.
Ndaj më 10 janar 1920, në prag të ngjarjes së madhe kombëtare, të mbledhjes së Kongresit të Lushnjës, u vra në Shkodër nga Kolë Ashiku, njeri i vënë në shërbim të forcave pushtuese serbe e italiane, i paguar dhe i armatosur posaçërisht.
Shkodra, ditën e varrosjes, i bëri Saliut të gjitha nderimet e rastit, duke e shpallur ditë zie.
“Saliu ishte portë e shtyllë, a thue nji shkamb në të cilin tash 10 vjet i turren tallaze të mëdha pa mujte me e bremun kërkund”
— Gjergj Fishta
“Saliu ishte intelektuali ma i aftë dhe ma konsenguent i kohës”
— Luigj Gurakuqi
“Saliu kur fliste për çështjen Kombëtare dridhej i tëri si purtekë”
— Skënder Petro Luarasi
“Ai hyll që perëndoi ishte personifikim i ç’quem i delikatesës dhe i pastërtisë së gjuhës sonë kombëtare. Këtë humbje nuk do ta verë në vend as një e katërta e shekullit”
— Hoxha Kadri Prishtina
“S’të keshëm radhë si çdo radhë por shok me Ismail Qemal”
— Këngë e ngritur nga populli
Ps: Prane shtatores se Sali Nivices ne Tepelene, ne vendlindjen time te dashur.
Ne foto: Duke nderuar Sali Nivicen ne Tepelene

Burimi/Facebook/Kozeta Zylo