Krishti erdhi për të na forcuar në fe! Ja çfarë ndodhi.

0
143

“Me rastin e Pashkëve të vitit 1949 në qelinë time nr. 7 ndodhi një ngjarje tejet e gëzueshme.
Krishti erdhi për të na forcuar në fe! Ja çfarë ndodhi.
Atë Leon Kabashi, frat minor, i kërkoi një palë papuçe të motrës, Rozës, e cila kishte ardhur për ta takuar. Mundi t’i thoshte: “Përpiqu që në papuçe të na futësh dhuratën e Pashkëve!”.
Policët dhe spiunët që i dëgjuan këto fjalë nuk e kuptuar se ai po i kërkonte të motrës oste të shuguruara, për kungim. Për Pashkë Atë Leoni arriti ta takonte Rozën, e cila i solli papuçet.
I hapëm fshehtas: brenda tyre ndodhej një korporal me 50 oste! Rashë në gjunjë.
M’u kujtua Shën Tarcizi, martir i kungimit në kohën e katakombeve…
O Qengji i Hyjit, Ti që shlyen mëkatet e botës, ki mëshirë për ne!
Po përsëriteshin në shek. XX po ato skena që kishin ndodhur në katakombet romake”
Zef Pllumi (1924-2007) frat françeskan, publicist e shkrimtar
Prenka – emri i pagëzimit – lindi më 28 gusht 1924, në Malin e Rencit (Shëngjin) nga një familje me origjinë nga Shkreli.
Në vitin 1929, në moshën 5-vjeçare, bëhet nxënës i Alfons Tracki
Në vitin 1931 hyn në kolegjin françeskan të Shkodrës, kolegj në të cilin jepnin mësim personalitete të shquara të kulturës kombëtare si Atë Gjergj Fishta, Padër Anton Harapi, kompozitorin Atë Martin Gjoka, Át Gjon Shllaku etj., ku ndjek gjithë ciklin e arsimimit deri në vitin 1944 dhe merr formim klasik në filozofi, teologji, letërsi dhe përvetëson mjaft mirë gjuhët e huaja: latinisht, italisht, frëngjisht, gjermanisht e greqishten e vjetër
14 dhjetor1946 arrestohet dhe dënohet me tre vjet burg
1967–1989, për 23 vjet rresht, burgoset përsëri dhe vuan dënimin në Spaç, Reps, Skrofotinë të Vlorës, Ballsh, Zejmen-Shënkoll dhe Tiranë
Vdiq më 25 shtator të vitit 2007 në spitalin Gemelli, Romë të Italisë, dhe u varros më 30 shtator 2007 në Shkodër

Nga Beniamin Bakalli

Burimi/Facebook