Kronikë epokale

0
101

Virusi, një sëmundje bakteriale,
me mort, me përpëlitje jetësore.

Virusi, një pllakë globale virusale,
që vjen, hyn pa trokitjet paqësore.

Virusi, ti origjinë emërtimi gjenese,
me zanafillë në laboratorët kimikë.

Virusi, ti mpleksje ide hakmarrëse,
egoiste, politikanësh nevrastenikë.

Virusi, dhunë, masakrim jo policor
e jetës sociale, politike, ekonomike.

Virusi, fantazëm, fajësim shkencor,
fatalitet njerëzor, përmas’ pendemike.

Panik global, manik, përfshiu çdo vend,
sot nderojmë humbjet e jetëve mortale.

Sëmundje, nuk dua emrin të t’a përmend,
je kronikë, dhimbje e gdhendur epokale.

Ardiana Mitrushi 03/21/2020…