Ku po degradon shoqëria jonë?

0
69

Jemi në një moment ( kohë ) aq të tmershme, saqë askush nuk po e sheh këtë realitet. Gjërat nuk po vijnë duke u përmirësuar por anasjelltas. Nga bota e medias vijnë promovime të “kulturës” (?) që nuk meret vesh a është kulturë? Në rastin konkret, është një kanal televiziv me një shikueshmëri të madhe njerëzish me emrin Top Channel. Tek ky kanal është denoncuar në programin javor “Top story”, zhvlerësimi i gjuhës Shqipe duke futur elementë të huaja fjalësh. Këto denoncime ishin për shkak të tabelave të rrugës apo në shkolla ku nxënësit flisnin Shqip të përzier me Anglisht. Fill pas këtij dokumentari, fillon një emision javor i quajtur “përputhen”. Gazetarja dhe protagonistët e këtij emisioni “Shfaqje reale” ( reality show) flasin më keq se kalamjt e rrugës në vend që të promovonin vetëm gjuhën e pastër Shqipe, me ç’rast edhe ai televizion kishte ankesa. Sikur mos të mjaftonte kjo , fillon një tjetër “Shfaqje reale”, ku protagonistë janë bash ato kalamjtë e rrugës. Fillon “aventurierët”. Unë nuk e di si një kanal i tillë televiziv është kaq agoist dhe paradoksal saqë dënon të keqen dhe e bën vetë atë. Perla tjetër e radhës janë pseudo-gazetarët. Këtë radhë tek kanali Klan TV në emisionin e përditshëm ( përveç fundjavës) “Aldo morning show”. Një imitim i gjasme “kulturës” perëndimore, që nuk është më shumë se një kulturë që e kanë veç ata në kokat e tyre. Të dalë gazetarja në rrugë me rroba banjoje ( bikini) nuk është më shumë veçse #degradim. Këtë nuk e them se jam dikush që bën moral, as që më intereson kjo. E vetmja gjë dhe i vetmi që mban gazetarinë dhe dinjitetin e Top Channel është Marin Mema. Për të tjerët “roftë” Rama që thotë “ Kazan mediatik”. Civilizim nuk është të dalësh pa brek por të dalësh me brekë dhe të zhvishesh nga injoranca e inteligjencës dhe intergritetit shoqëror, duke përmbushur detyrat edhe standartet e një mirëqënie sociale. Një jetesë me një shoqëri të emancipuar pa dhunë, të shkolluar, të edukuar, të sjellshëm e të bindshëm ndaj ligjit. Jemi ai popull që ligji është për ata që kanë frikë nga ligji dhe thyhet nga ata që e vendosin ligjin. Sado pa brekë të dalësh në rrugë kur nuk ke as njërën nga këto që u përmendëm më sipër, lëre që do bëhesh gazi i botës ( jo në kontekstin e grave të këqija) por edhe do tregosh që s’ke asgjë për të treguar. Të shohësh se si perëndimi vepron dhe ti ke vetëm 20 vjet nga diktatura komuniste, të veprosh si ata është budallallëku më i madh i parë ndonjëherë. Ja një shembull:
Nëse një makinë lëviz me 200/km në orë dhe tjetra lëviz me 100/km, e para do mbërrijë shumë me shpejt aty ku duhet sesa e dyta. Tani për të zënë atë të dytën makinës i duhet “përditësim të veglave” ( update). Pasi i përmirëson veglat dhe aksesorët e makinës në përputhje me standartet e makinës së parë për një afat të shkurtër kohor i afrohet makinës së parë por kjo nuk domethënë që makina 2 do ecë barabartë në një linjë me makinën 1, për pasojë se ajo ka kohë që udhëton me aksesorë që makina 2 i ka vënë në atë moment. Pra, jemi të qartë që për të qenë perëndimor nuk duhet të shohim se si dalin apo veprojnë ato për shkak se ende nuk jemi të zhvilluar nga ana shoqërore dhe emancipimi nuk është veprimi por krijimi I standarteve dhe kushteve të reja për zhvillim dhe pasi të kemi zhvillimin që kanë pasur perëndimorët para 60 vjetësh atëherë ne pas 60 vjetësh do të kemi kulturën që kanë përndimorët sot por jo atë që do kenë pas 60 vitesh. Të veshë fustan një vajzë 10 vjeçe ( pra nënkuptoj një fustan tipik femëror) nuk është njëlloj siç mund ta bëjë një femër mbi 25 vjeç. E pra, ju palo gazetar ende jeni tek ajo vajza 10 vjeç dhe ju që bëni rrolin e aktorve nëpër emisione, jeni si ato makinat e prishura pa përditësim. Mos mendoni se dukja ju emancipon apo ju bën të dukeni perëndimor. Përveçse, standarteve dhe kushteve të mirëqënies shoqërore, asgjë tjetër nuk ju bën #perëndimor!

Burimi/[Klorian Çupi]