Kukullat ne duart e dashurive…

0
13

I adhuroj kukllat sepse gjej tek shikimi tyre kerkesen e paqes, lumturise te preken nga duar qe japin kenaqesine e ndihen te perkedhelura nga cdo shikim qe i tejkalon kufijte e imagjinates per te pasur respekt dashuri te krijesat e vogla qe jane dashuri kaq te medha. Me kane shoqeruar ne cdo koh ,caste jo te rastesishme ne jete ndoshta mbeta para tyre gjithone Kozete ! Sot vec ketij koleksioni kam dy mbreteresha qe jane me te dashurat e mija Nikoleta, te cilen ma ka bere ime gjyshe kur isha e vogel dhe Alesja qe e kam gjetur ne Thodhorine mes maleve “vuna tin arcudha” ne tetor 22 ,1990…kur eca drejt ‘ikjes madhe ‘kufirit qe ndan Greqine, Shqiperine, Maqedonine, ishte mes gjetheve te rrezuara te asaj vjeshte qe rrezoj cdo shpresen time per te patur nje ATDHE. Ate nate te bardhe tek ecja vetmuar e mermerritur lutjet te shihja nje dite tim bir te vetem, gjej kete krijese te pafjale , te bukur abandonuar aty mes malesh si une dhe behet krijesa qe me dha fuqine qe une ne cdo situate marr nje qeshje qiellore. Alesja eshte mbi cdo kukull dhe sot sepse ashtu e zhveshur ne te ftohte, hedhur e palare mes malesh gjeti ngrohtesine nen xhupin tim dhe ndjeu jete ne rrahjet e zemres time… Jeta eshte kjo…te gjithe kemi Odisene tone e behemi pjese e saj ku merr e vjedh kohen ngadale pa u ndjere sikur mos mjaftonin dashurive qe na njeh ne udhen e saj kjo egoiste jete na merr kohen per ti shijuar ato si ndjejme. e duam…por..mbesin keto kujtime te vecanta ,stacioneve te saj, ne frizerin e kujteses, emocione ,takime, ndarje e prap dashuri qe vijne si dhurata qe nuk gjen pershkrim, e prekin keto copeza te ngrira, ku behen pjese e mahniteshme e udhes tyre….Kukullat ne duart e dashurive…NESE PRODHOJME KUKULLA NJERES, NUK MUND TE LEJOJME LUFTE, VARFERI E VIOLENCE MBI TE ARDHMEN FEMIJET QE KANE ZERIN HAPAT PUTHJEN E DERGESES ZOTIT…..jane Engjejt e Tij jane Jeta