KUR MEDIA ESHTE E SHITUR OSE E BLERE!

0
120

Vec popullarritet na bejne!
Qe kur ka hyre viti 2021 media po tregon hapur se ku eshte e pozicionuar ne lidhje me zgjedhjet parlamentare.
Top Chanel e tregon hapur perkatesine e saj politike dhe per te vjel para nga te taksapaguesve eshte bere pale me keqqeverisjen!
Media e shitur ose e blere duke dale jashte misionit te saj rreshtohet qarte dhe hapet ne interesin e saj financiar. Njekohesisht humb keshtu misionin e saj informues dhe i mbetet vetem misioni perfitues e grabites i parave publike qe i merr qeverise per ti permiresuar imazh.
Nuk me bene dot gje mua kjo lloj media e shpelare edhe sepse intervistat serioze politike i copeton e riformaton per te bere humor. Nuk me bene dot gje jo vetem mua as kolegeve,po as deputetit me te moshuar te parlamentit…
Ne dhe koalicionit tone vec popullaritet na bene sepse Koalicioni e ka germen nistore ABEOK dhe jo ashtu si do tv e shitur e jashte misionit te saj!
Nuk kishte asgje per emisionin e djeshem te humorit intervista ime e para 15 diteve qofte dhe ashtu sic e kishin coptuar qe fjalite e coptuara te pershtateshin me rolin e emisionit.
Thjeshte tregoi qe kjo media eshte e blere dhe perthith ne menyre te paligjshme parate publike!
Kete e tregoi edhe edhe ne nje emision interviste te dates 2 shkurt 2021 i po ketij kanali i cili beri emision me ministrin per te permiresuar imazhin e demtuar te qeverisjes pas interpelances se seances Parlamentare te 1 shkurtit per problemet dhe hallet e Emigracionit e Diaspores! Gjate emisionit ne fillim te shkurtit kanali e permendi interpelancen shkarazi por nuk dha asnje sekuence ne ekran me qellim qe te mos merrte hapesire e verteta dhe mos te dilte ne ekran deputeti e te mos perfitonte akses e publicitet….por vetem qeverisja!
Ka me dhjetra raste qe tregojne daljen nga misioni te ketij kanali apo media tjeter!
Ne shtete te tjera media te tilla do humbisnin menjehere jo vetem shikueshmerine dhe mbeshetjen por dhe besueshmerine e reagimi ndaj tyre do dukej dhe publikisht por dhe ligjerisht !
Media pale me shtetin dhe dezinformimin e jo informacionin. Pavaresisht se nuk kishte ndonje gje interesante ndaj meje pervec copezimit te qellimshem te shume fjalive te intervistes time, programi humorit te cili i ka ikur humori e shkelqimi me kohe, prap media te tilla duhen ndeshkuar !
Bie ne sy ne gjithe mediat tona perpjekja per te sajuar lajm apo imazh me qellim rezistences ne tregun e mbingopur mediatik.
Bie ne sy qe ne pergjithesi beresit e emisioneve nuk jane gazetare profesioniste por studente apo militante partiak te punesuar nga partia qe financon kanalin.
Kuptohet qe eshte periudhe fushate e te fuqishmit do perdorin cdo aset per te denigruar te tjeret e per te permiresuar imazhin e vet.
Media me nivelin dhe problematikat e saj tregon fytyren e shoqerise tone ne gjithe dimesionin e renies morale te saj.
Ashtu sic duhet shkundur shoqeria jone nga apatia dhe imoraliteti shoqeror, ashtu duhet shkundur edhe media e dale nga misioni i saj mediatik e publik !
Mendimit tim korrekt politik e karakterit serioz ne berjen e detyres nuk i bene dot devijim nje media e blere qe nuk ka mision progresin e shoqerise por perfitmin e saj ne kohe te mjegullta!
U duk qarte qe qellimi ishte te goditet koalicioni yne nga te dy anet e politikes se kalbur qe po humbasin terren ….
Vonesa dhe pasqyrimi joreal e tendecioz i fjales time publike apo fjales te tjereve sjell vonese ne proceset e progresit te shoqerise dhe eshte ne deme dhe te vet medias duke mos i dhene mjedisin dhe hapesiren e sigurt te punes e te pasqyrimit !
KOSTAQ PAPA PhD E Drejte Nderkombetare
Perfaqesuesi Politik i Emjgracionit Shqiptar
Kryetar i Partise Emigracioni Shqiptar- PESH
Lobuesi Kryesor i Kosoves ne Parlament
Komisioni Integrimit Europian
Komisioni Medias, Edukimit, Informimit, Kultures
Shkrimtar e Studjues i Shqiperise se Poshtme
Deputet i Tiranes dhe Emigracionit
Tirane duke gdhire 10 mars 2021

Burimi/Facebook