Kur rrahim gjoksin per patriotizem , nuk duhet te thyhemi rruges … kujdes !

0
21

Po e nis kete shkrim se me nxiti nje mik i imi ne facebook , sepse i kish bere pershtypje , se si disa bisnesmene ne Suedi i kishin rregjistruar si nenshtetas te Jugosllavise. Nuk kishte faj miku im , se eshte vertete e prekshme, kur Kosova ben 11 vite shtet i pavaruar dhe organet shteterore Suedeze , akoma nuk e kane marre vesh se ekziston edhe nje shtet me emrin Kosove dhe me neneshtetasit e vet kosovare.Por fakti qendron ndryshe , sepse shume shtetas te Kosoves o e kane nderruar , ose fare nuk e kane nderruar pasaporten jugosllave, por ka edhe me keq, se sa here qe u del afati , ato u drejtohet ambasadave jugosllave prane shteteve ku ata jetojne dhe bejne shtyrjen e afatit te pasaportes, sepse i intereson dhe ambasadave serbe, kuptohet ajo pune, se i njeh shtetas te vet edhe shqiptaret. Serbet gjithmone kane punuar me letra, vetem ne shqiptaret punojme me mendje, qe nje dite ato cfare ke ne mendje harrohen . Serbet ndertojne lista me emra shqiptaresh dhe ja paraqesin europes, ja shqiptaret jane akoma me neshtetesi tone dhe nuk e njohin Kosoven si shtet, por ku e din i ngrati shqiptar. Ai mendon se vetem po e shfrytezon pasaporten e Serbise, por ndolle ne fakt krejt e kunderta , per fat te keq . Ne Danimarke , gjate nje hulumtimi qe kam bere , me ka rezultuar qe , mos te them krejt, por pjesa me e madhe e shqiptarve nga Kosova qe kane marre leje – qendrimi ne 2017 , jane me shtesi te Jugosllavise , si , pse e dine vete ata, qe nuk e kane nderruar !Nje mik i imi lodhet i ngrati duke me fole 24 -ore per patriotizem, per luftrat shqiptare – serbe, per kenget e trimave , per krimet serbe  dhe me flet me shume etje dhe une i degjoj me shume vemendje historite e tija, perjetimet e shqiptarve ne ish Jugosllavi dhe kuptohet se syte te mbyshen me lot, per veprat e tmerrshme qe kane kryer ndaj shqiptarve , hordhite serbe . Duke degjuar tek flet me kaq pasion , bile shpesh dhe me tension , per ate misori te ndollur, kupton se ke perballe nje patriot te madh , qe cdo gje e ben per kombin e tij, per atdheun e tij. Por a qendron vertete keshtu . Ne fakt aty ku beson shume , nganjehere merr edhe zgenjim . Pse e them kete ?Nje dite miku im , me tregon qe djali po priste nje pasaporte ti vinte nga Serbia, se kish bere nje aplikim atje dhe u ankonte se ja vononin tre muaj pala serbe dhe djali kishte rrezik per te humbur punen ne Gjermani, ku nje i afert i familjes ja kishte siguruar nje pune , ne bashkepunim , me nje pronar gjerman . Dhe aplikimi i pasaportes po behej pas 10 vitesh qe Kosova kish fituar Pavarsine dhe ish njohur ne shume e shume shtete te botes. Por cfare ti besh ka edhe ketu patriotizem apo jo , si mendoni ju. Nganjehere ne shqiptaret marrim “zjarr”, pa ditur se cfare flasim dhe me ke flasim, harrojme se ne mesin tone ka edhe te tille si puna ime qe shkruajne dhe i hedhin ne leter keto biseda , te kendeshme , apo te pakendeshme, patriotike, apo sa per ilaritet. Aty ku e ke besimin me te madh , kujdes se aty merr dhe zhgenimin me te madh ! 

Luigj Shkodrani