Kureshtja nuk me shuhej asnjihere per te.

0
30

Nga Melita Vjerdha
Personi ne foto asht’ gjyshi jem. Ai u nda prej nesh nje vit para se me lind un’ . Isha e vogel , sa kisha fillu me kuptu kur mora vesh shkakun e vdekjes se tij te hershme . Duke u rrite e si ne mjegull e sillja nder mend me lloj lloj imazhesh e shpesh kerkoja me dite ma shume per te.
Mbaj mend kur isha 10 apo 11 vjeçe ne nje nder ditet e zakonshme kur un’ vija prej shkolle , la çanten diku aty mbas dere te gozhda e ngulun ne mur , heq kepucet , e si gjithmone drejte e ne kuzhine , aty ku gjej gjyshen duke ba gati dreken e duke prite te tjeret me u vu rreth tavolines se bukes.
Ne fakt ate dite nuk u ndesha me avazin e zakonshem. Gjyshja kishte zatet ne nje qoshe te divanit e ne prehen mbante nje çante te vogel ne formen e nje valixheje ngjyre ullini . Ne çante kishte shume foto te vjetra bardh e zi . Ajo kishte vu syzet e mdhaja , ato qe perdorte kur arnonte ndonje carap , njana ane te cilave ishte shterngu me tel bakri. Ne prehen kishte nda dy foto, te tjerat po i sistemonte ngadale.
U bana aq kurioze me dite rreth fotove, sidomos atyne qe kishte vu menjane . U afrova avash e u ula ne anen ku kishte nda fotot. E mora njanen foto, duke pa me bisht te synit nanen. Ne foto ishte nje burre rreth te 30-tave me nje fytyre imcake e tipare te theksume . E veçanta qe me mbeti ne mendje ishte kapelja dhe buzeqeshja qe me dukej se me dikend me ngjante aq shume .
Nan’ – i thash , kush asht’ ketu ne foto?
Nana e çoi kryet , shikoj foton , mandej mu , u mundu me buzeqesh me shikimin djathtas , e ndersa dy pika loti i rane neper faqe , tha : – Asht’ gjyshi jot te paste nana! Gjoka.
Shikova foton , nanen , prap foton . E mora edhe foton tjeter ku ishte prap gjyshi, shihja nanen e foton vetetimthi e mbas kesaj di qe kam ba aq shume pyetje , shumica pa sens veçse deshira me dite…
Kureshtja nuk me shuhej asnjihere per te.
Mbas nje periudhe te gjate kohe, kur ne shpi do behej nje dasem . Un’ do dilja nuse nga ajo dere. Çdo detaj , çdo send edhe ma e vogla lidhej me shume kujtime ,mirepo gjithçka po restaurohej e gjerat e vjetra po zevendesoheshin . Dhe ajo qe me bente ma shume pershtypje ishin shprehjet: ” i ka pase ba Gjoka keto ” ” i ka pase durte e arta” .
Gjoka, pra gjyshi ne ate kohe kishte pase kriju e ndertu shume gjana te nevojshme qe ne treg as qe ekzistonin. Ishte perpjeke gjithmone qe me mjete rrethanore me saju mundesi ma te mira me plotesu nevojat e njerezve . Nje nder te tjera ishte nje motorr i madh i kuq qe i thoshin ” Guzi i Gjokes” .
Nder mendimet e mija nuk me mungonte imazhi e perfytyrimi per te, gjithashtu nje breng shpesh me nxirrte keto fjale ” ah sikur te kishte jetu ma gjate”, se paku sa me e mbajt mend si ishte, si e kishte zanin, mimiken, te qeshunen, e me m’thirr ; – “hajde te past gjyshi” !
Epo diçka me thoshte se ai kishte me ken’ ndryshe e ma i vecante se gjithe te tjeret .
Mama me pati tregu disa here per zemrgjeresine, butesine, zgjuarsine dhe se sa mendjehapun ka ken’ per kohen qe ishte . Nje prej ndodhive qe ajo shpesh e ka ritregu ishte periudha kur mami ishte e fejume dhe babi duhej te tregohej me nemuze e te mos e takonte shpesh ate te shkolla. E ndersa i vjerri , pra gjyshi, e takonte thuajse çdo jave . E pershendeste me shprehjen ” si je bushi babs'” e i ruante nje kokerr molle.
Keto ishin vetem disa prej gjanave qe kisha mujt me ndigju , ashtu sipas rrethanave e rasteve qe flitej per te. Kjo edhe per shkak se mundesite ishin te ngushta per me kuptu ma shume. Kishte vetem pak foto te vjetra . Asnje video ku mund ta shihn ma qarte. Asnje dokument apo certifikate e ruajtur. E rrjedhimisht edhe interesi per hulumtim nuk ngjallej ma tej .
Sot , puthuajse mbas 30 viteve qe ai nuk asht’ ma. Nje person i afert na ban me dije se ne nje emison dediku hidrocentralit te Vaut te Dejes kishte pa Gjoken . Ishin nxjerre nga arkivat e shtetit , emrat filmimet e atyne qe kan kontribu per ndertimin e tij . Nje nder to , icili kishte ken’ krijuesi i kesaj ideje ishe ” Gjoka ” . Nder te tjera ne dokumentar theksohej se: Gjoka kishte deshiren e madhe qe njerezve tu vinte ne ndihme nepermjet idese se tij e ato te mos vuanin per drite . T’ u hiqej kandili e vajguri .
Ne momentet e mija para ekranit , ankthi e deshira me pa fytyren e tij ishin te mdha. Pash buzeqeshjen e tij te cilter qe shprehte nje shpirte te paster , syte qe i rrezatonin miresi dhe shprese. Di qe ndjeva nje plotesim , nje permbushje te asaj brenge te mykun prej vitesh. Mu duk se e njoha per here te pare dhe se preka me zemer gjithcka te tijen qe sigurisht na perket edhe neve …

Burimi/Gegenisht/Teona Bushati