KUSH E LUFTON RUDI BERISHËN, ËSHTË KUNDËR SHQIPËRISË NATYRALE ?

0
77

( Emri im është në formë metafore dhe ky emër mund të jetë i atij, u juaji, dhe i të gjithë atyre qe kanë në zemër Shqipërinë Natyrale)
Nga Rudi Berisha
-Sot është interesant dhe shumë e çuditshme, është një gjë shumë e thjesht dhe për fatin e keq shumë qyqare, disa organizata, individ dhe disa faqe në rrjete sociale që thirren më emrin dhe në Shqipëri, e luftojnë me se shumti vet gjuhën shqipe, flamurin kuqe e zi dhe punën e atdhetareve-punëtorëve dhe njerëzve të dijes dhe të Lidhur ngushtë më popullin, kombin, flamurin kuq e zi, të Lidhur më Shqipëri dhe punojnë për Shqipëri Natyrale.
-Në çdo çosh të atdheut, jashtë atdheut ( mërgim) janë organizata dhe njerëz qe kanë veç fjalë, zhurmë, kanë vetëm përralla dhe janë vërtetë frikacak të lindur nën hije të figurave dhe duke u thirr në vlera kombëtare dhe bashkim të Shqipërisë, po të tillët janë të paditur, përfitues dhe vërtetë përçarësit e popullit, mashtruesit e kombit dhe dëmi i shoqërisë shqiptare në të gjithë Trojet tona të Shqipërisë Natyrale.
-Në këtë mjegulli janë disa njerëz që kurrë një libër nuk lexojnë, dalin kinse për të fol për plane, projekte dhe për bashkim të Shqipërisë, të tillët jo qe kush nuk ju beson, por dhe ata vetës nuk i besojnë për ato fjalë që flasin…
Kush e lufton kulturën ?
-Po, disa organizata( individë) mundohem të luftojnë atdhetarët duke i quajtur dhe më emra dhe emërtime si koka të armiqve ( sllave), për fatin e keq ka të tillë qe marrin dhe fonde nga qeveritë si këtu tek ne, po ashtu dhe andej kufirit dhe përfitojnë dhe nga populli për dy shkronja të shkruara në letrën e bardhë, dhe ato shkronja i kanë të vjedhura dhe ‘’ përpunuara’’, nga disa qe duken si pak më të mençur, të tilla organizata dhe individ ka shumë, në të gjitha anët, janë afër nesh, mes nesh dhe kudo…
-Po, akoma me keq, këto të vetëquajtura organizata, grupe shpërndajnë ‘’ diploma, mirënjohje’’, në mes miqsh dhe duke i refuzuar atdhetarët dhe njerëzit e dijes së vërtetë. Populli thotë: ’’koha i shëron plagët’’ por dhe koha i merr më veti dhe mbetjet e pa dobishme dhe njerëzit dyfytyrësh.
-Sot dëmi i madh Shqipërisë Natyrale i bëhet nga disa individ, organizata të pa koordinuara për të punuar dhe për tu qasur në rrugën e drejt për të punuar për Shqipëri Natyrale. Vërtetë ka njerëz të ndershëm, punëtor qe bien pre e disa figurave mashtruese qe janë në kokë të këtyre organizatave, këta njerëz shkojnë pas tyre dhe i duartrokasin atyre pa e kuptuar drejt dhe qartë mendimin dhe rrugën e tyre.
-O njerëz të ndershëm dhe shqiptarë, kujdes nga këta individ dhe organizata qe janë në rrugën e djallit dhe përçarës së popullit, dëmit të kombit dhe shuarjes së zërave të atdhetarëve te vërtetë e të devotshëm, atdhetarëve qe mish, gjak e kocka i kanë për një Shqipëri NATYRALE.
-Pse e luftojnë Rudi Berishën ?
-Në radhë të parë disa individë dhe ca organizata kanë frikë nga e vërteta, nga njerëzit e dijshëm dhe të lexuar, kanë frikë të mbajnë në mes veti, brenda veti dhe të ftojnë në organizimin e tyre dhe t’i qesin në skenë njerëzit dhe atdhetarët e vërtetë. Atdhetarët e vërtetë flasin shqip, kanë gjak shqiptari, kanë në mendje, shpirt vetëm flamurin kuq e zi, dhe nderojnë figurat dhe sakrifikuesit qe derdhen gjak nëpër rrugën e atdheut, për të çliruar çdo pëllëmbë tokë të Nënë Shqipërisë, dhe thirrja e tyre është vetëm për një Shqipëri NATYRALE.
-Fjala e poetit, atdhetarit të vërtetë shkrihet nëpër rrugët e Shqipërisë. Shpirti i poeti dhe shkrimtarit që është i lidhur ngushtë më plagët e popullit, më dhimbjet e nënave shqiptare, i lidhur më varret e dëshmorëve, më betejat e heronjve, më amanetin e të parëve tan për të ruajtur dhe çliruar Shqipërinë, të tillët ndalohen, nuk ftohen dhe mundojnë këta individ dhe organizata ti izolojnë, mos të dëgjohet zëri i tyre…
-Atë qe te dhuron Zoti, nuk mund ta merr kurrë robi. Sot shumë të pa ditur dhe thuaj nëse i përcjellim në vazhdën e tyre shumë herë kanë fol dhe shkruar keq për popullin shqiptar, kanë qen kundër luftëtareve të lirisë, kundër çlirimit të tokave shqiptare, kundër çlirimit të Shqipërisë, këta njerëz po nga këta individ dhe disa organizata marrin çmime, dekorata dhe mirënjohje ( Çdo rregull ka përjashtim), kinse nderohen për ta rregulluar biografin e tyre të njollosur më pandershmëri, më gabime dhe më privilegje të marruara nga pushtuesit, armiqtë tanë.
-Por a ka gjë ma e rënd se sa njerëzit qe kanë qen në UDB-të, sot të nderohen më çmime nga kryetarët e komunave, këta kryetar dikur kanë qen luftëtar për liri.
-A ka gjë më e poshtër dhe gjë e shëmtuar se sa disa ‘’ njerëz të lapsit’’, qe çdo ditë vjedhin vargje, shkrime dhe i qesin emrat e tyre të nderohen më mirënjohje, dekorata dhe të lavdërohen dhe ende pa e çua atë copë letër, atë copë pllakë në shtëpi i dalin letrat për vjedhje të vargjeve dhe përvetësim në formën në të ulët që është e mundur.
-A ka gjë më e rënd dhe e trishtuar se sa disa atdhetarë rrinë ditë e natë më njerëz( tradhtarë të kombit) qe gjithë jetën punuan kundër interesave shqiptare, kundër çlirimit të popullit qe më gjak po mundohej të fitonte lirinë, kundër Nënë Shqipërisë, po ti tillët që rrinë me ta duke e ditur të vërtetën për ta ( Rrinë për pak grosh-për pak lekë të ndyra), këta e shesin vetën lirë, shumë lirë, me çmimin më të lirë në tregun e mbushur mjegull.
-Të dashur shqiptarët e mi, të dashur motra dhe vëllezërit e mi,
Ma bëni hallall për këto fjalë, unë jam biri juaj, jam këtu në mes jush dhe vërtetë ju dua shumë, por nuk munda të duroja pa shkruar këtë shkrim, ndoshta është pak i gjatë, ndoshta do jetë për dike qortim, por është vërtetë shkrim qe do ju bie në kokë atyre qe janë të shitur tek armiqtë, këtyre që po rrinë më të shiturit dhe do jetë në dobi tuajin i dashur populli im i ndershëm dhe i mirë.
-Unë jam këtu për të kryer amanetin dhe misionin tim qe kam dhuratë nga Zoti, qe Zoti me ka sjell këtu që të shfaqi dhe të le shkrime ne mes jush, për juve populli im, rinia jonë shqiptare. unë ndoshta to le gjurmë më shkrime të mia, këto shkrime do marrin jehon, vlerë dhe do ngritën lart kur unë nuk do jem, kur unë do pushoj në varre të atdheut tim, i mbuluar me flamurin kuq e zi, i mbuluar me dhe Shqipërie.
Me falni për çdo gjë o populli im i mirë…
Me falni ju motra dhe vëllezër të mi shqiptar…
Me falni qe po punoj pak për juve, është dashur me shumë…
Por do jem i vërtetë dhe i tillë deri në frymën e fundit timen.
…………………………………………………………………………………………………………….
Me respekt dhe dashuri i juaji përjetësisht RUDI BERISHA
DARDANI ANTIKE, 27 maj 2021

Burimi/Facebook