Kutija e llokumit… Poezi dhe humor nga Gjosho Vasija

0
192

Për kush ka mend n’kok, besoj se i kujtohet
kur ndër vizita shkojshim me nga’i kuti llokum,
megjithse duket pak, por duhet të vlersohet
nji e treta e pag’s ditore për ne kushtonte shumë.

U sillshim maratonë nën sqetull me kuti,
prej Gjyles te Marija, n’Serreq e der n’pazar,
njiherë kutija e jonë na u kthye prap në shpi
mbasi i kish rà qytetit rrotull mbrapsht e mbarë.

Mjerimi kët llokumen e bani shumë rrugaçe,
kalonte dorë e m’dorë, i ndrronte dyert përditë,
edhe pse merrte t’shkyme e u nxinte ndër dy faqe
u pshtillte pak me letër e fillë e për vizitë.

Kto raste na ndihmuen s’pakut me ndejtë bashkë
n’dialogje plot me halle, se na kish mblue kolera,
se ma ndër festa t’mdhaja n’Krishtlindje, a për Pashkë,
vajtojshim krye më krye pa na ndigju as dera…

Nji zojë na erdh n’vizitë por shpija s’kish asgja,
me’jherë kutinè e sajë e hapme mè nji qoshe,
por mbrendë asaj kuti besoni çka kemë pà,
në vend t’atij llokum, gjashtë drrasa katërqoshe..

Partia marimangë na kishte mbyllë n’pëlhurë,
s’ju ndinte ma erë mishit, asgja nuk merrte shkrum,
mendo se nji gjysë shekull tue u shtypë nën diktaturë,
kish mblue bollëku shpinë, me nji kuti llokum…

Burimi/Facebook/Shkodra Jone