Kuvendi i Berishës SHKARKON Gazment Bardhin dhe nënkryetarët Duma, Alibeaj dhe Tabaku! Anulon “18 Dhjetorin” dhe voton shkarkimin e Bashës

0
49

Kuvendi Kombëtar i PD-së, i thirrur nga Sali Berisha ka votuar shkarkimin e nënkryetarëve dhe sekretarit të përgjithshëm të kësaj force politike.

Gjithashtu Kuvendi i “rithemelimit të PD-së” siç e quan Berisha, ka vendosur për anulimin e Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Lulzim Basha në 18 dhjetor.

Kështu Gazmend Bardhi tre nënkryetarët e PD, Grida Duma, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj shkarkohen nga Kuvendi i Brishës.

Gjithashtu delegatët do të votojnë shkarkimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

“Në mbështetje të nenit 43 gërma ç, statuti i PD, i miratuar në 12.11.2021 Kuvendi Kombëtar i PD vendosi:

Të votojë me votim të fshehtë të delegatëve për shkarkimin e kryetarit Luzlim Basha për fyerje të rënda të statutit, dëmtim të rëndë të interesave politike të saj.

Fleta e votimit sipas pikës një të përmbajë pyetjen: A jeni dakort me shkarkimin e kryetarit të PD Lulzim Basha. Përgjigja: Po, Jo”, u shpreh kryetari i komisionit të punimeve në Kuvend, Belind Këlliçi.

Burimi/newsbomb.al/