Kuvëndi Kombëtar i PD-së, ja pse është ngjarje me rëndësi historike

0
62

Nga Skënder Sadri KAPITI

Ky Kuvënd hapi një epokë të re në historinë moderne të Shqipërisë, atë të ndarjes nga tranzicioni komunist; hapi një epokë të re për demokracinë shqiptare, për interesin kombëtar; hapi epokën për një Veting gjithpermasor e së pari për Vetingun e politikës; hapi epokën e asaj që politika duhet të punojë për intersat kombëtare kundër tradhtisë, hajnisë e korrupsionit.

Me 18 Dhjetor 2021 Kuvëndi Kombëtar i Partisë Demokratike shëmbi mitin e rrejshëm Berisha që kishte zëvëndësuar atë të Enver Hoxhës.

Kuvëndi i demokratëve shëmbi mitin e të pagabueshmit e të pazëvëndësueshmit, rrëzoi njeriun politik i cili në 30 vite vetëm urdhëronte, vetëm Berisha vendoste e vuloste sikur ishte urdhëruesi e komanduesi i gjithckaje në Partinë Demokratike.

Mashtruesit e manipulatorit që gënjeu për rreth 30 vite i doli boja dhe i ra ajo.

Demokratët nuk mund të mashtroheshin gjithmonë.

Brënda një kohe shumë të shkurtër që prej kur Berisha ndërmori një farë foltore llafazanointreguese e shpifëse atij iu gris maska mashtruese si më i drejti, më i pakorruptuari, më demokrati,më proamerikani dhe më i ndershmi duke e nxjerrë zbuluar instiktin e tij të një individi me zhvillim psikik të deformuar, inatxhi, urrejtës kundër gjithckaje intelektuale ,talenti e meritore të tjerëve.

Ai ishte gati që Partinë Demokratike ta zhuste deri edhe në perplasje civile vetëm e vetëm për egon,interesin dhe për të mbrojtur korrupsionin e tij.

Kryetarin Basha dhe kryesinë elitare të re të Partisë Demokratike me Znj. Duma e Tabaku e me z. Alibeaj e Bardhi etj., Berisha i shikonte si fatkeqësi politike për veten e tij dhe prandaj sulmin e tij e kishte kryesisht kundër këtyre.

Dhe prandaj egërsia e tij verbale i urrente ata,sepse kishte menduar se ata do të mbeteshin nën ndikimin , nën urdhërin dhe nën hyqmin e tij si dikur sic vepronte diktatori Hoxha.

Është për t’u admiruar toleranca, urtësia, maturia, transparenca, lirshmëria dhe karakteri i lartë i Z. Basha dhe e kryesisë së Partisë po Znj. Duma , Bardhi e Tabaku etj., të cilët nuk ranë pre e kurtheve intriguese e shpifëse të Berishës dhe të zëdhënësve të tij Vokshi e sidomos kjo Kokalari e cila sulmon Znj. Duma e nxitur nga egoizmi negativ, urrejtja dhe smira ndaj intelektualizmit dhe kualitetit qytetar e politik të znj. Duma duke përdorur pakulturën dhe arrogancën si imitim e leksion të marrë nga Berisha.

Kryesia e PD-së nuk kishte pse të shkonte në bazë, sepse baza dhe tërë PD-ja i kishin zgjedhur.

Në bazë për rreth mbi 3 muaj shkuan sovjetët dhe konsomolasit leninisto-berishtë për të organizuar e coroditur demokratët me shpifje,intriga e sajesa nëpër foltoret e tyre ku villej vrer kundër Bashës dhe elitës së re politike drejtuese të PD-së me qëllim që dështakët e interesxhinjtë me Berishën në krye ta kapnin e ta riprivatizonin Partinë Demokratike e të organizonin mbrojtje politike të korrupsionit të Berishës.

Berisha nuk ndryshoi kurrë natyrën autokratike e djallëzore të tij, koha ia nxori në dritë se ai i përkiste politikisht epokës së formësimit të tij , komunizmit.

Koha vertetoi se sa të drejtë kam pasur unë gjithmonë që kur Berisha humbi Referendumin Partisë Demokratike në vitin 1994, ku unë si sekretar i grupseksionit të Shkozetit në Durrës e pata kritikuar Berishën pas dështimit spektakolar të humbjes katastrofike të nismës personale të tij të Referendumit të Kushtetutës, referendum të cilin ai e propogandonte si fitore personale të tij ,por që kur humbi u ndëshkuan politikisht dhe jo ai. Pas ngjarjeve katastrofike të vitit 1997 kam delaruar se Berisha do të duhej që të ishte larguar nga Drejtimi i Partisë Demokratike dhe që atëhere kam qenë për reforminm të Partisë Demokratike,për dekomunistifimin politik të saj dhe për pastrimin e saj nga ishsigurimsat e shtetit. Por kjo më kushtoi shtrenjtë pasi servilët e spiunët e bëni mirë punën e vigjilencës e spiunimit kundër atyre që mendonin ndryshe nga berishizmi.

Të gjitha humbjet e Partisë Demokratike në këto 30 vite janë meritë e Berishës.

Nuk e di se cfarë historiku është Berisha kur si ishPresident ai bëri masakrën elektorale të zgjedhjeve të vitit 1996, dhe ku në vitin 1992 Berisha dhe prej tij humbi thellë Partia Demoratike edhe zgjedhjet vendore të vitit 1992.Edhe tani pas 31 vitesh shikojeni se në cfarë derexheje ka rënë Berisha i cili është bërë qesharak pas mitingfoltores false dhe manipuluese dhe të një farë të ashtuquajturi referendum për shkarkimin e Bashës. Dhe më në fund erdhi edhe non grata vendimtare nga SHBA ku atij i ndalohet hyrja në SHBA me arsyetim dhe me një akuzë tepër të rëndë për korrupsion, mbrojtje të korrupsionit dhe për pengim të demokracisë

Si lider historik Berisha mund të quhet se ka vite që ka qenë në politikë, dikur me kartë komunisti për 22 vite, pastaj 30 vite me karte demokratike . Te jesh historik në kuptimi e vertetë të fjalës si lider do të thotë që të jesh në anën e duhur të historisë jo me rrena, as me mashtrime e as me demagogji por duhet të jesh historik pozitivist për së vërteti kur je në anën e duhur të historisë. Nëse devijon dhe ikën nga rruga e duhur e historisë atëhere e humbet edhe atë pak lavdi apo ndonjë meritë të dikurshme.

Kështu ka ndodhur edhe me Enver Hoxhën i cili ka merite për luftën , por e humbi këtë meritë dhe hyri pastaj në histori si antihuman, antidemokratik, antiamerikan dhe si diktator. Edhe Berisha me shpalljen e tij non grata per korrupsionin e stërmadh, për bllokim të drejtësisë dhe për pengimtë demokracisë, si dhe me levizjen e tij populiste anti-PD e anti -SHBA , tashmë ai ka hyrë në histori si politikan antihistorik që është në anëm e kundërt të Historisë pasi kush është i korruptuar dhe kush sillet e vepron kundër aleatit jetik të shqiptarëve që janë SHBA atëhere je kundër interesave kombëtare dhe je në anën e kundërt të historisë.

Dhe për këtë arsye Kuvëndi Kombëtar i Partisë Demokratike me 18 Dhjetor e nxori atë jasht historisë.

Së shpejti për të vërteten do kthjellohet edhe një pjesë nga antarësia e PD-së që është e paqartë akoma e qe e mbështesin berishizmin, këtë bolshevizëm në demokraci.