Teona Bushati – Ky vend ka gra te mrekullueshme, me shpirt te bukur e me shume kapacitete.

0
100

Nje prej tyre eshte edhe Mjekja Neurologe, Brunilda Zllami, me dy Fakultete e me 21 Romane ne curriculum te saj.

Dr. Bruna sic e therrasim ne miqte e saj ka lindur në Bajram Curri 03/04/1979 ne nje familje intelektualesh. Babai, Isa Zllami ka qënë nje nder pediatrit me te mirë te Veriut, i pari që hapi Reanimacionin Pediatrik ne Spitalin e Bajram Currit, i cili sot per nder te tij mban emrin Spitali “Isa Zllami”, Tropoje. Ndersa nena, Sose Zllami, mesuese e ciklit te ulet ka nxjerre dhjetera breza femijesh qe sot jane intelektuale.
Ne vitin 1993 Brunilda mbaroi shkollën tetëvjeçare “Besëlidhja e Malësisë” , ndersa ne vitin 1997 diplomua në gjimnazin “Asim Vokshi” po Bajram Curri.
Ne vitin 2003 diplomohet si mjeke e pëgjithshme, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Tiranës ndersa ne 2005-en diplomohet si juriste, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
Ne 2009-ten diplomohet si Mjeke Neurologe, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Tiranës, QSU” Nënë Tereza” Tiranë, ndersa ne vitin 2020 merr Gradën shkencore “Doktor” me temë: “Komplikacionet neurologjike të kirurgjisë kardiake dhe vaskulare”
Dr. Brunilda ka disa eksperienca pune si: 2003-2005 – Mjek i përgjithshëm – Kurbin, 2005-2009 Specializim në Neurologji QSU “Nënë Tereza” Tiranë. Nga viti 2009 e në vazhdim Mjeke Neurologe- Departamenti i Neurologjisë- Spitali Amerikan
Nga vitin 2017 e në vazhdim Shefe e Shērbimit të Urgjencës së Spitali Amerikan.
Në vitin 1994 fillon të shkruajë romanin e parë “Dashuri apo urrejtje” që botohet në vitin 1996. Që nga ajo kohë janë botuar 21 romane.
“Dashuri apo urrejtje” (1996)
“Fantazma e shpirtrave te etur”
“Ëndrra e papërfunduar e nje gruaje”
“Puthja e hënës”
“Hijet”
“Labirintet e Medeas”
“Dinozaurët e ndërgjegjes”
“Çmimi i përjetësisë”
“Dua”
“Matilda”
“Jetoj në harresën tënde”
“Një tjetër”
“Dikur ishim bashkë”
“Rruga e trëndafilave”
“Lindur femër”
“Lakmia”
“Në shpirtin tim bën ftohtë”
“Ti je e nesërmja”
“Nuk jam ëngjëll”
“E premte pasdite”
“Fluturimi i fundit”
Mjeke dhe zonja si dr. Brunilda me nje perkushtim te jashtezakonshem ndaj punes e pacientit e me nje bote te pasur shpirterore te shpalosur ne 21 romane jane frymezim per te gjitha grate shqiptare e sidomos per brezin e ri!

Gegnisht i uron dr. Brunes mbi te gjitha shendet, shume suksese ne pune e shume frymezim ne vijim !

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Burimi/Ky shkrim eshte derguar nga z. Teona Bushati per botim