Lajmotivi – “Ambasador i Kombit”

0
18

Asnjehere nuk e kuptova , se cfare do te thote titulli “Ambasador i Kombit” . Megjithse po mundohem tja gjej kuptimin , por ja qe truri im nuk po bindet fare , nuk e kuptoj, mos valle une jam plakur ?
Mos valle na kane rene trute ne qafe para kohen ?
Ku ta di une i ngrati, se tani eshte bere nje lemsh i madh qe nuk i dihet nese do te zgjidhet ndonjehere , se si ka nisur – nje Zot e di .
Mbillen mergimtaret ne Tirane e Lezhe, por as ata nuk e dine pse valle mblidhet , per te pire kafe, per te ngrene nje dreke , apo valle per te degjuar politiken e deshtuar te rrahe gjoksin qe , ka bere kryevepra, por qe shqiptaret nuk i shohin.
Vertete qe asgje nuk kuptova, por mora vesh qe edhe shume si puna ime nuk kane kuptuar asgje se cfare ndolli ne ate salle.
Mergimtaret prisnin se kete Samit te dyte , do te shpallej pjesemarrja e tyre ne politikberjen e vendit dhe votimet nga cdo cep i botes, me ane te internetit, por jo qenkeshin gabuar…
Ato i kishin thirrur per te degjuar “arritjet Rama + Ali Ahmet + Hashim Thaci e kompani, asgje me shume !
Si mendoni a nuk eshte per tu habitur – mendoj se shume jane te zhgenjyer .
Cfare the ti – Pse tash tu kujtua ty te beje kete shkrim ? – Po i dashur, se une po prisja vendimet te dilnin nga Samiti, se plasa duke u rregjistruar ne cdo faqe ministri diaspore, duke menduar se nje dite , do te marr vendimet historike qe mori Samiti i dyte, por nga qe ato nuk po duket asgjekundi , vendosa ti hedh dy a tre thenie te mijat , se gjithmone e zeza mbi te bardhe hidhet , apo mos jam gabim edhe ketu .
E vetmja qe kam fituar nga gjithe keto dergesa te emaileve neper faqet e internetit , se tani marr nje si broshure nga ministria e diaspores , ku njerzia qe kujdesen per te nuk lodhen shume, se “firojne kilot” dhe shkruajne aktivitetet dhe takimet e ministrit te diaspores, por edhe ne ato shkrime nuk merr vesh asgje , se kur i shikon ato shkrime , me kujtojne , ato fotot e dikurshme, kur shkruanin nga dy rrjeshta se ku kemi dale dhe me ke jemi ne foto dhe poshte daten .
Po nejse grupi merr rrogen per ate qe ben besoj, se nuk ma do mendja se jane “budallej” si une qe punoj gratis prej 20 vitesh dhe mundohem te shkruaj per komunitetin dhe per shqiptare e bij shqiptaresh qe po na nderojne, por dhe per ata qe i kane dhene ketij komuniteti aq shume nga vetja e tyre , sa tani anashkalohen dhe vuajne ndoshta edhe per gjerat elementare, sepse askush me as qe i kujton dhe nderon, por ju kane harruar edhe emrat, sepse nje shprehje thote – Aty ku nuk hyn dielli nuk ka jete – ashtu do te thosha edhe per shoqatat- aty ku nuk hyn shteti , shqiptari nuk len asgje pas , sa mbaron viti digjen letrat , se nuk duan te kene arkiva , se zene vend shume.
Shqiptarin kur e pyet per aktivitet e tyre te thote- ehe i kam ne koke une, nuk i harroj kollaj. Ndaj shqiptari nuk ka histori, se historia e shqiptarit duke qendruar tek koka , me vdekjen e tij, mbyllet dhe historite e atij institucioni . Por ne shume raste historite shqiptare jane ruajtur ne kenget me lahute e sharki e cifteli .

E ku ta pata llafin se shkuam gjate , ashtu sic jane problemet e mergates ,qe jane te shumta dhe nuk merret askush me ta. Keta mergimtare qe sot keqtrajtohen , ishin keta qe ju a mbushen duart me para ketyre politikanve, qe sot jane ne pushtet, si ne Shqiperi, por dhe ne Kosove e Iliride dhe sot nuk ja ndjen fare per mergimtare, por “tallen” me ta duke i thirrur te degjojne budalliqet e tyre dhe ne vend qe ti therrasin ne zemer te shtetit Ame ti nderojne , me nga nje dekorate i therrasin per te pare se si medaljet dhe titujt “Ambasadore te Kombit ” ju a japin atyre qe kane marre boten , per tu shkolluar dhe per te rrite te ardhurat e veta e te familjeve te tyre, por qe nuk dine fare nese ka komunitet ne ate vend ku jetojne.

I jipet titulli “Ambasador i Kombit” personit , qe 20 vite qe jetoj ne kete shtet , nuk eshte pare , qofte edhe njehere te vetme , te marre pjese ne nje feste flamurit kombetar, Joooo Zoti na ruajte , por cfare thua – biles edhe shoqerine e ka te vendit dhe asnje bashkombas nuk ka ditur se ekziston nje emer i tille dhe qe te gjithe jane shokuar, se nga mbiu ky njeri dhe ku e gjeti , ministria kete person…

Por ja qe ndollin te tilla gjera , ashtu sic kane ndolle dhe shume e shume te tjera, qe nuk pyetet fare se kush e meriton , por titujt shperndahen nga zyra, se “Sovrani” i din te gjitha…

Ne fakt dua te them keto gjera “shkallmojne ” dhe demtojne ata qe vertete kane kontribuar, se kur shteti jot nuk do te dije eshte shume e rende, fyese , poshtruese , ne menyre te vecante per ato aktiviste te ceshtjes kombetare, qe cdo gje ja kane kushtuar asaj dhe ne fund dalin te zhgenjyer , nga ata qe duhej te perkraheshin .

Por keshtu ndoll kur duan te minojne punen e nje komuniterti te tere , me soj e sorollop , qe as nuk kane qene dhe as qe do te behen pjese e aktiviteteve te komunitetit , kurren e kurres, se komuniteti as nuk i ka njohur dhe as qe i njeh , fundja,ato do mbesin vetem kontigjente te atyre qe i zgjodhen i vleresuan, se lane atdheun per tu shkolluar per vete dhe asgje me shume !

Ne fakt nuk eshte menduar keq , kjo vlen per te gjithe ata qe duan te dalin jashte per studime , qe ato te shtohen sa me shume, sepse keshtu shtohen dhe “Ambasadoret e Kombit ” neper bote, qe sa me shume te minohet puna e atyre aktivisteve te devotshem, qe nje jete ja kane kushtuar ceshtjes kombetare dhe kur vjen koha qe te vleresohen nga shteti Ame , anashkalohen !
Se si do i veje halli kesaj pune , nje Zot e di !

Dikush thote – Amin dhe disa te tjere Amen ….

Shkruar nga Luigj Shkodrani

Thjesh nje shqiptasr si gjithe te tjeret !