Lamtumirë kolegu ynë i dashur, Lek Plani!

0
238

Nga Gac Marku
Lajmi për ndarjen e parakoshme nga jeta në moshën 69 vjeçare të gazetarit të mirënjohur të Radio Shkodrës, TVSH-së, Deutsche Welle në shqip, si dhe i mediave lokale në Shkodër Lek Plani, ka prekur thellë të gjithë komunitetin mediatik të Shkodrës dhe më gjërë. I prekur me Covid-19, ai u kurua për rreth tre javë, fillimisht në spitalin e Shkodrës dhe më pas edhe në Tiranë, por nuk arriti t’i bëjë ballë sëmundjes që i mori jeten mbrëmjen e së mërkurës.
Lek Plani, bir i një prej familjeve të vjetra dhe shumë të njohura të qytetit të Shkodrës, ishte një intelektual, profesionist, qytetar dhe familjar shembullor. I dashuruar me artin, Lek Plani do të spikaste që në moshë të re për pasionin që kishte me violinen dhe pianon si dhe me kanton ku edhe studion, fillimisht në shkollën e muzikës “Prenkë Jakova” dhe më pas në Liceun Artistik të Tiranës, ndërkohë që krahas punës si mësues muzike, është pjesë aktive e grupeve artistike dhe korale të Shkodrës me drejtues artistik Zef Çoba dhe Gjon Shllaku.
Me gazetarinë e mirëfilltë si profesionist do të lidhej në vitin 1992 duke u bërë pjesë e redaksisë së Radio Shkodrës, degë e RTSH-së në qytetin verior, ku do të shërbente pa ndërprerje për 25 vite deri katër vite më parë kur edhe doli në pension. Krahas kronikave dhe emisioneve të tjera lokale si dhe në RTSH, falë kualifikimit të tij muzikor, në Radio Shkodra Leka mbulonte kryesisht emisionet artistike, ndër të cilat ai që pati suksesin më të madh në vite ishte emisioni humoristik “100 fjalë për një pare”, i iniciuar dhe realizuar prej tij, shumë i ndjekur dhe i kërkuar nga dëgjuesit e komunitetit shkodran dhe më gjërë. Në periudha të ndryshme, Lek Plani ka shërbyer edhe ne detyren e kryeredaktorit, por edhe të drejtorit të Radio Shkodrës.
Falë pasionit, vullnetit, këmbënguljes dhe ideve të shumëllojshme që e shoqëronin në punën e tij, sot në arkivin e Radios Shkodrës gjenden materiale dhe emisione të shumta të përgatitura prej tij.
Për punën dhe kontributin e çmuar në vite, vlerësimeve të shumta të marra nga institucionet e ndryshme, iu shtua edhe ai i akordimit të “Çmimit të Karrieres” me rastin e daljes në pension, dhënë nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ku Lek Plani ishte pjesë aktive e tij. Edhe pas daljes në pension, aktiviteti i Lek Planit ishte i pandërprerë dhe shumë produktiv, sa në aspektin mediatik, dhe sidomos aktivizimi me grupime të ndryshme të shoqërisë civile të qytetit të Shkodrës.
Kolektivi i Radio Shkodrës, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dega Shkodër dhe Uninioni i Gazetarëve Shqiptarë qëndër me kryetar Aleksandër Çipën, i përcjellin ngushëllimet më të sinqerta familjes “Plani” për humbjen e njeriut të tyre të afërm, si dhe komunitetit mediatik të qytetit verior për humbjen e kolegut, shokut dhe mikut të tyre të dashur.
Lamtumirë i miri Lek Plani, pushofsh në paqe!
…vo…nga sa bëhet e ditur, përcjellja për në banesën e fundit të gazetarit Lek Plani do të organizohet nesër( e enjte), ora 12.00, ku trupi i tij i pajetë mbërrin direkt nga Tirana për në Varrezat Katolike të Rrmajit të qytetit të Shkodrës…
G. MARKU, 23.12.2020

Imazhi mund të përmbajë: Lekë Lec Plani, duke qëndruar dhe jashtë
Imazhi mund të përmbajë: 14 njerëz, herunder Lekë Lec Plani og Adrian Hoti, njerëz që qëndrojnë dhe kostum
Imazhi mund të përmbajë: 9 njerëz, herunder Lekë Lec Plani og Adrian Hoti, njerëz të ulur dhe njerëz që qëndrojnë
Imazhi mund të përmbajë: 4 njerëz, duke përfshirëLekë Lec Plani, njerëz që qëndrojnë, qiell dhe jashtë
Imazhi mund të përmbajë: Lekë Lec Plani, spiller på et musikinstrument dhe Zmadho
Imazhi mund të përmbajë: 6 njerëz, folk, der spiller på musikinstrumenter, njerëz në skenë, njerëz që qëndrojnë dhe folk, der danser
Imazhi mund të përmbajë: 13 njerëz, njerëz që qëndrojnë
Imazhi mund të përmbajë: 16 njerëz, folk, der danser, njerëz që qëndrojnë, natë dhe E brendshme