Lek Gjoka – Flamuri Shqiptar në mërgim

0
89

Me sheh shqiponja e merzitur
e më thote a e din pse kam dy kokë
unë para kohë s’kam lindur
dhe s’jam jetim pa miq e shokë !.

Sakaq ca bulëza loti
shqiponjës i ranë nga flamuri
flakë e tym merr baroti
i përgjakun i shndrit nuri !.

Bjeshkët shkrepetijnë
deti nisi kujen
në shpine të mordës vijnë
djemte që ngatërruan udhën !.

Flamuri iu puth ftohtësinë
që trupin iu mbuloka
për të vrarë varferinë
në shpinë i ngarkoi mordja !.

Bjeshkët s’kanë ma qeshje
Bjeshkët janë veshe n’zi
burimet s’kanë rrjedhje
veç rrjedhin idhni !.

Ndaj dhe njëres kokë
atje në flamur
iu shterruan lotët
që shekujt ia prunë !.

Por koka tjeter sheh
pak drite shprese n’mërgim
që t’zezat rroba me i zdesh
e pranveren me e vesh me gezim !..
.
.
.
Lek Gjoka
Marre nga vëllimi poetik
“Diellin e kapa për veshesh”
Tiranë 2003