Lënduar, plot shpresë

0
14

Natyra goditi,
tundi mal e fushë…
Qiejt zunë qanin,
njerëzit, bashkuar ma shumë se kurrë…

Shqiponjat lëngonin,
zotit falur, për shqiptarinë…
Termetet viktimojnë,
sot loti rremben, dhe lutet për njerëzinë…

Jetën falur kemi,
humbur femija, nana edhe baba…
Dhimbja kërkon,
me shqitarët bashkuar, thërret edhe Papa…

Tek media publikon,
kemi një jetë, edhe një shpetim…
Viktimat japin shpresë,
nacionalitetet bashkuar, veç për një qëllim…

Traditat humanitare,
ne i ruajmë me fanatizëm si dikur…
Natyra s’na mposht,
tutemi për momentet, por jemi ma të fort se kurr’…

Dashuritë njerëzore,
sot na mbushin, lenduar, plot shpresë…
Dora dorës bashkuar,
pa dasi feje, nacionalitetesh, të tan’ në nji besë…
Ardiana 11/28/2019