Letër BE-së dhe Ligës Arabe, mirënjohje Presidentit Tramp që Kosovën ta pranojë Izraeli, popullin e të cilit shqiptarët e kanë mbrojtur në ditët e vështira

0
156

Prishtinë, më 09.09.2020

Letër publike

Bashkimit Evropian dhe Ligës Arabe

QEVERIA E PRESIDENTIT TRAMP REPUBLIKËN E KOSOVËN E KTHEHEN NË POZITËN MË TË LARTË SHTETËRORE

A filloi një avanturë e re për Kosovën më Marrëveshjen e Vashingtonit?

A ishin Konferenca e Rambujes, Vjenës dhe Brukselit një avanturë me shumë të panjohura për ardhmërinë e Kosovës, përgjigjja është pa dilema, se po. Lidhur me këtë, a është plasuar Republika e Kosovës në një avnaturë të re me Marrëveshjen e Vahingtonit më 4 shtator 2020, përgjigjja është se po, aq më parë kur politika serbiane nuk do t` u bindet obligimeve, sidomos me bartjen e Ambasadës në Jerusalem. Pe e themi po, sepse tri marrëveshjet që kanë qenë realitet, para 4 shtatorit, Kosovën e kishin plasuar në një peshojë shumë të komplikuar dhe me shumë të panjohura. Sidomos, në favor të shprehjes “avanturë” është e tërë Konferenca e Rambujesë, sepse aty pala shqiptare ka nënshkruar që: “Kosova është pjesë integrale e RFJ (Zhablakut)!

Tani avantura e re e ka hapur një front të ri. Ky front i ri për Kosovës është në përballje me Ligën Arabe, me Turqinë dhe me BE-n, për shkakun se jemi të obliguar që Ambasadën e Kosovës ta vendosim në Jerusalem, e jo në Tel Aviv. Lidhur me këtë, jam shumë i bindur se pranimi i Republikës Kosovës nga Izraeli ka peshë më të madhe substanciale, sepse as BE, as Liga Arabe e as KS OKB që me Rezolutën 4810 nuk pajtohen që Jerusalemi të jetë kryeqytet i Izrealit. Në këtë drejtim, ndaj Republikës Turqisë nuk kemi të drejtë t` i hidhërohemi nëse na kritikon, sepse na ka pranuar ndër të parat shtete. Të tjerët që na kritikojnë nuk bëjnë as sa 10% sa vlera përkrahëse e SHBA-ve. Mos ta zgjasim, SHBA me veprimin e 4 shtatorit 2020 në Vashington, duhet të mendojnë seriozishtë, që Republikën e Kosovës ta trajtojnë tash e tutje si Izraelin. Ky trajtim duhet të konsiderohet si realitet se jemi populli më proamerikan në Botë. Së dyti, diaspora shqiptare me qëndrimin patriotik ( jo ende me dituri!) është krah për krah me diasporën HEBREJE, për ndihmë finasiare truallit që quhet atëdhe. Diaspora shqiptare në kreaturën ideore dhe faktike që e realizoi vepra jetësore e Adem Demës, që quhet UÇK (USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS), që dëshmoi katërciprishtë se ka investuar në ardhmëri të shekullit XXI.

Shumë kujtë mund ti duket e pabesueshme, por Qeveria e Presidentit Donald TRAMP e ka rikthyer Republikën e Kosovës në shansën më të mirë që tash e tutje, çdo politikë për ndryshim kufijësh të jetë varros. Por, ky fakt tregon se pushtetarët e Kosovës, nuk duhet të ndihën as fitimtar e as humës, me Marrëveshjen e Vashingtonit, edhe pse në vijim do të sulmohemi egërsisht. E vërteta, pushtetarët e Republikës Kosovës kanë fituar një obligim shtesë, që të janë më të ditur, më vigjilent dhe ma mos ta shkelin KUSHTETUTËN 23 herë sikurse më 2013, e siç provuan nën sofër të shkelin Kushtetutën me pazare tjera të tyezave tinzare, sidomos rreth kufijëve. E të përgjigjemi menjëherë. Pse duhet të jemi më VIGJILENT, sidomos me ata që kanë dituri dhe ambicje politike. Kjo për faktin shumë të thjeshtë. Brukseli (BE), i ka angazhaur dy persnalitete (një Spanjoll dhe një Sllovak), për të pleqëruar për Kosovën, që me asnjë veprim nuk duhet për t u besuar. Këta kurrë nuk do të i drejtohën Serbisë fashiste me asnjë ultimatum apo befasi, siç veproi Vahingtoni më 4 shtator. Dhe, ky realitet spjegohet shumë lehtë: çështja e vizave për shtetasit e Republikës Kosovës tregon tërë algoritimin e BE-s. Ky realitet duhet të mësohet me faktin se BE vetëm Kosovën e ka IZOLUAR, dhe në këtë drejtim nuk po kryejnë punë të drejtë as Gjermania e aq më pak Franca. Nuk kemi çka të elaborojmë më tepër. Pra, e shtrojmë pyetjën: si mundet popullsia e Kosvës ( që memzi arrin në 2 milion banorë ) ta destabilizojë gjendjën në BE, kur kjo popullsi nuk bën më tepër se sa një lagje e Parist, apo Berlnit, Vjenës, Madridit, Pargës apo Brukselit?. Aq më parë kur Republika e Kosovës i ka kryer të gjitha obligimet një nga një, bile shumë më mirë se sa disa vende që edhe janë pranuar antare të BE-s.

Këto ditë gati ishin mbushë dy vite që Republikën e Kosovës nuk e kishte pranuar asnjë shtet sovran. Çarqet në Serbi dhe Rusi, pse jo edhe në BE dhe Ligën Arabe, aq shumë ishin asdisë, sa që patën filluar të mendojnë se edhe shtetet më serioze, do ta paralajmërojnë ÇNJOHJËN e Republikës Kosovës. Për popullin bujar dhe kreshnik të Kosovës, kjo politikë e BE-s, por edhe e Ligës Arabe tregon për historinë e rrëshqitjës teposhtë të moralit popullor në Kosova sa që çdo propogandë, e të tilla kishte për çdo ditë, i kishte demoralizuar tejmase, sidomos të gjithë qytetarët e rendomtë. Këta qytetarë, kishin filluar të klithin zëra pesimist, sa që plus po bombardoheshin me propogandë, se: “Edhe një herë Serbia do të kthehet në Kosovë”. Në ato rrethana thuej aty këtu, se: “ ne duhet të shpërngulemi sikurse Arbreshët në Mesjetë; ose sikurse shqiptarët gjatë shejkullit XIX dhe XX, nga i njejti presion politik dhe gjenocidal i okupatorit serbian, nëse edhe një herë kthehet ai pushtet gjakatar”.

Shqiptarët nuk e kanë harruar krematoriumin e Toplicës më 1877, kur për 26 ditë 714 katunde dhe 6 qytete shqiptare u kthyen në germadha (1 -26 dhjetor 1877). Në lidhje me këtë nuk ka lokalitet në Veriun e Vilajetit Kosovës që nuk mban sot emrin “Kolibat e muhaxherëve të Toplicës”. Ato koliba të jetës që po vdiste një popullsi e tërë, janë ndërtuar me çerga dhe kashtë të vrendasëve në pikë të dimrit, (dhjetor 1877, janar-mars 1878). Është fjala këtu për 250 000 shqiptar. Argumentët për këtë tragjedi njerëzore janë në Londër, Paris, Vjenë, Berlin, Beograd, Moskë, Stamboll. Lidhur me këtë, Shqiptarët nuk i kanë harruar vuajtjet dhe burgimet gjatë viteve 1881-1886, kur pushteti okupator i Padishahut i mbajti 16 000 procese gjyqsore, kundër kryengrtësve shqiptarë, e në rend të parë ndaj drejtuesëve të Lidhjsës Shqiptare të Prizrenit 1878-1881. Shqiptarët nuk i kanë harruar mizoritë serbe 17 tetor-27 nëntor 1912, kur 332 fshatra të Vilajetit Kosovës u fshinë nga faqja e dheut; Shqiptarët nuk i kanë harruar mizoritë kur 414 xhamia me mejtepet e tyre përciellse, serbët i shndërruan në shtalla kuajsh ndërsa imamët e mësuesit shqiptar u pushkatuan, pa gjyq e pa drejtësi. Shqiptarët nuk i kanë harruar vuajtjet se 395 anije evrpoiane, që i pati kontraktuar Serbia, kanë deportuar shqiptarë në Anadoll, deri më fillimin e luftës Parë Botërore. Shqiptarët nuk e kanë harruar politikën e Mbretërisë Jugosllave 1918-1941, kur pushtreti xhakatar i Karaxhorgjeviqëve provoi ti shpronësoi, shpërngulë dhe shfarosë plotësishtë, fakt ky që e vërteton Konventa e viti 1938, plus plani për ndarje të Shqipërisë një vit më vonë. Shqiptarët nuk e kanë harruar se Mbretëria jugosllave kishte aprovuar ligj kolonizuese që asnjë person shqiptar, nuk mund t i ketë më shumë se 0. 40 ari pronë. Shqiptarët nuk i kanë harruar 1945-1999 mizoritë si: bombardimin e fshatrave më 1945, ndiekjet masive për tu regjistruar “turq” dhe pastaj për t u shpërngulë në Anadolli. Këtë mizori e vërteton Marrëveshja “Xhentelmene” Tito – Fuad Kyprili më 1953. Shqiptarët nuk i kanë harruar proceset e montuara gjyqsore më 1956, aksionin e “armëve” dimrit 1955/56, banditzimin rankoviqisto titist deri më 1966, ku si rezultat ishte 415000 shqiptarë të shpërnguluar në Anadolli. Shqiptarët nuk i kanë harruar me asnjë çmim 777 757 vjetë burgje ndër më të egrat në Evropë. Vetëm gjatë viteve 1981-1988 për shqiptarë qaqet neotitiste i kanë hapur 750 000 dosje hetuese. Dhe nuk kemi pasë rrugë tjetër pas grushtshtetit më 23 mars 1989, vetëm se t` i rrokim armet e të luftojmë për liri dhe pavarësi.

Të nderuar përfaqsues të Ligës Arabe dhe të Bashkimit Evropian, para ndërgjegjës suej e keni një pyetje notore: Si është e mundur që me serbët nuk patën mundësi të jetojnë në një shtet që quhej Jugosllavi: Sllovenët, Kroatët, Maqedonët, Malazezët, Boshnjakët, e të na DETYRONI neve shqiptarëve të jetojmë me një popull BELAXHI dhe me metoda fashiste ka provuar pesë herë të na shfarosë, aq më parë, kur ne jemi AUTOKTON, pra nuk jemi sllavë. A nuk e dini se të gjithë sllavët janë të ardhur në Ballakn nga shekulli VIII deri në shekullin XII (prof DR Rela Novakoviq, Odakle su sloveni dalazili na Ballkan, Beograd 1969). Ju përfaqsues të Ligës Arabe, pasiqë na doni shumë si popull shqiptar me RRELIGJION ISLAM (pjesa dërmuese) a keni menduar ndonjëherë se Kosova është trevë më e pasur me resurse natyrore se Katallonia. Sa keni investuar në Kosovë, e sa keni investuar në klubet sportive nepër Evropë, për t` i defryer Evropianët. Ne ishim dhe jemi KOMB i mbështetur për muri ende dhe neve na duhet një mik i sinçertë, korrekt, dhe mbi të gjitha demokratik siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për çka për jetë u jemi mirënjohës për ndihmën e pakursyer, më 1919 dhe më 1999.

Të nderuar përfaqsues të Ligës Arabe dhe BE-s, e themi hapur se turrin fashist serbian kundër shqiptarëve dhe Republikës Kosovës, që vazhdonte në shkallë shumë të egër 1989-1999, pa iu dukur gjurmët, sepse e kishte ndihmën nga shumë shtete sidomostë BE-s e largë tyre edhe disa vendeve arabe, publikisht i dhuronin regjimit fashist të Millosheviqit para kesh, për të na vrarë, për ta na shfarosë sikurse e shfarosën më 1877 Sanxhakun e Nishit në pikë të dimirit. Prandaj ne shqiptarët kudo që jemi, i jemi mirënjphës Presidnentëve: Vudro Villson, Bushi Vjetër, Klintonit, Bushit RI, sidomos, PRESIDENTIT tanishëm DONALD TRAMP, i cili, jo që e ndali tërësisht me një nënshkrim futjën e Republikës Kosovës edhe më thellë në humnerën e linçit dhe izolimit që terthorazi Rusinë dhe Serbinë po i ndihmon Bashkimi Evropian duke na IZOLUAR vetëm neve. Në këtë drejtim me injorimin që na e bën Liga Arabe, me sulme të çdo lloji në akord me fashizmin serbian në shumë fusha, sidomos për mosnjohje të shtetit Koosvës, sidomos për prishje të njohjeve që po i kurdisë sidomos Rusia e Putinit dhe Serbia me mbeturinat fashiste të Milloshit, për çdo muaj, ju duhet ta dini se Presidenti DONALD TRAMP ishte ndër më meritorët që Republikën e Kosovës ta pranojë IZRAELI, që Republika e Kosovës dhe populli i saj mos të jetojnë me droe se prap një ditë do të sulmohën barbarisht sikurse më 1989-1999.

E vërteta, shqiptarët i duan HEBRENJËT me shpirtë, sepse gjatë historisë e kanë një fat të ngjajëshëm. Ja pse. Sepse gjatë sundimit pesë shekullor osman në trojet tona, e ne ishim populli më i fuqishëm në Ballkan që shtrihej në një hapësirë shumë të gjërë për kushtet evropiane, ishin hebrenjët ata që si njerëz që mirreshin me përpunimin e arit dhe argjendit, i drejtuan shqiptarët në tregti dhe zejtari filigranizmi, i drejtuan shqiptarët të punojnë shumë dhe mos të ASIMILOHËN. E përpunimi i argjentit dhe arit, dihet se ka luajtur një rrol epokal në martesat shqiptare. Në këtë fushë jetësore sociale, hebrenjët ishin ata që shqiptarëve u jepnin VERESI mall me vlerë ari e argjendi, gjithnjë për nevoja jetësore. E kthimi i borçit ka qenë gjithëmonë në BESË, dhe për lakmi korrekt dhe i skat. Kështu në vijim, edhe gjatë robërisë së dytë më 1912-1941, ishin HEBRENJËT ata, që shqiptarëve u jepnin lira ARI edhe veresi, për të patur mundësi që në valët e sulmeve BARBARE serbe:shtetë rrethimet-ËRRFIA E PARË 1913, ËRRFIA E DYTË 1919, ËRRFIA e TRETË 1921, ËRRFIA e KATËRT 1938/39, ËRRFIA e PESTË 1956, ËRRFIA e GJASHTË 1989-1999, shumë shqiptarë arrijnë ti korruptojnë kryeoficerët, kryexhandarët, kryetagërbeldhësit,kryemercenarët rusë, etj dhe ta shpëtojnë jetën dhe familjën. Këtë ndihmë shqiptarët nuk e harruar kurrë dhe më 1941-1944, nuk ka pasë HEBREJË në trojet shqiptare e që nuk kanë pasë shpresë të sigurtë, se shqiptarët do t i tradhtojnë dhe dorëzojnë në qendrat e GESTAPOS dhe ABVERIT. Shqiptarët pra, më 1941-1944 i ILEGALIZUAN të gjithë Hebrenjët, ua ndryshuan emrat dhe ata mbetën të gjallë.

Qëndrimi i IZRAELIT që ta pranojë Republikën e Kosovës në një moment të psikilogjisë së luftës speciale kundër Republikës Kosovës, luftë kjo që e zhvillojnë: Rusia, Kina dhe Serbia, e besa edhe Irani…, në kushte të Luftës TRETË BOTËRORE, që ka emër simbolik “COVIT 19”, në një mënytë ua evitoi DILEMAT shqiptarëve, se edhe një herë SHBA u deshmuan se janë mik i BESËS dhe lirisë, për një komb që ju e quani pa të drejtë “Kombi musliman në Evropë”. Ndërsa JU të Ligës Arabe vet nuk quheni komb musliman fare. E këtë pranim të shtetit Kosovës, nga ana e Izraelit, shqiptarëve qëndrimi i SHBA dhe IZRAELIT, disi ua sheron dyshimet, ua lehtëson palgët e dhunimeve dhe masakrimeve që i bartin si të njoma ende nga koha e gjenocidit serbian më 1998/99.

Pra askush mos të dyshojë më se Shqiptarët nuk ua harrojnë fare Evropianëve (Gjashtë Fuqive), për të gjitha plagët e shkaktuara në Berlin më 1878, në Londër më 1913, në Versaj më 1919, në Paris më 1946, edhe pse në çdo etapë historike ne BËRËM luftë të drejtë çlirimtare, pra edhe në luftën e fundit 1998/99 me UÇK në ballë. Dhe mos harroni s ene ushtrinë e kemi themeluar me idetë, zakonte dhe forcat tona, duke mos sulmuar askend jashtë truallit Kosovës. Për mënyrën e luftës sonë, JU të nderuar i kemni pasë informatorët këtu dhe e dini tërë realitetin.

Përfaqsues të Ligës Arabe, Shqiptarët nuk e harrojnë se Jaser Arafati, M Gadafi e shumë të tjerë ishin ata që rregjimit fashist të Millosheviqit dhe Shtabit tij neofashist, i ndihmuan finansirisht kur e kishte Serbia njëfar embargoje si e sanksiononte Rezoluta e KS OKB nr 1160 e 31 marsit 1998. Jo vetëm kaq Serbia neofashiste veproi, që me gjenocid konceptual të na largoi nga Kosova dhe tragjedia ndodhi sa që mbi një milion shqiptarë u deportuan jashtë Kosovës. Kamapet e përqëndrimit në Bllacë, Sntankoveci, Çegranit dhe Kuks e argumentojnë pohimin tonë. Madje rregjimi fashist serbian, duhet ta dini këtë barbari se barti kufoma të shqiptarëve me kamiona dhe frigoriferë, deri në Beograd, e prej aty planifikohej që me avion kufomat shqiptare të dërgohën në Siberi, për të humbur gjurmë. E vrasjet masive në Kosovë, në më se 400 varreza masive, bota e civilizuar i dinë fare mirë, por ju si duket i keni harruar.

Të nderuar përfaqsues të BE-s ne dijmë me argumente, se një serë avionësh rus me muaj të tërë (mars-qershor 1999) ka qenë në gjedje gatishmerie në aeroportet e Rusisë, duke kërkuar KORIDORE ajrore për të shkuar deri në Beograd. Madje, planet ruse për Koridore ajror: Moskë-Iran-Somali-Afrikë Lindore-Libi-Adriatik-Mali i Zi- Serbi, janë realitet publik i një përpiekje shtetërore ruse, fakt ky që sherbimet Perendimore dhe Izraelite i dijnë detajishtë. Këto plane duhet bota e civilizuar t` i mësojë, sepse me këtë program kanë qenë të implikuar një garniturë jo e vogël e oficerëve të lartë rus dhe serbian e me disa mercenarë të shteteve tejra. Madje, në këtë garniturë ushtarke të kulturës hienëve të gjungllës, ka pasë edhe gjeneral të lartë nga Ukraina. “Zgjidhja” (thjeshtimi)- zbulimi i këtij plani, simbolikisht është, varianti i dislokimit të batalonit rus nga Bosnja në Aeroportin e Prishtinës. Në anën tjetër, shtrohet pyetja, sa para(KESH) i kanë dhuruar një serë shtetesh arabe Milloshit. Bota e civilizuar faktet i dinë dhe arkiavt ato fakte i ruajnë. Edhe për këto “Vitra arabe”, duke mos respektuar Rrezolutat e KS OKB të marsit, shtatorit, tetorit 1998, duke i dërguar Milloshit para kesh, për ta vrarë një popull të tërë (Shqiptarët), dihet saktësisht çdo gjë. Pra, përgjegja për këto fakte dihet me saktësi, dhe për këtë kam shkruar me argumente, disa herë. Madje, presidenti i RFJ (Zhablakut) para Milloshit ( Iliqi) ka bartë para kesh nga Libia, dhe ato para janë parë në Aeroportin e Beogradit, nga sherbimet sekrete Perendimore. Vrifikone!

Çka të thuhet për avanturën e re që është Kosova soti?

Qeveria e tanishme e Republikës Kosovës, gati si në ritual për katër muaj ka përseritë se: ‘Me Serbinë nuk ka bisedime teknike, përpos për njohëje reciproke”. Këtij qëndrimi i doli boja më 4 shtator 2020, në Vashington. Aty Kosova sërish hyri në pazarin “ekonomik”, por nuk u shitë publikisht, sese po të shitej publikisht, më pazar nuk do të kishte, për askend. Lidhur me këtë, me padurim, me qinda mija të interesuar shqiptarë partiotë i kthyen “antenat” kah Vashingtoni, më 4 shtator 2020. Dhe prej tërë atij “vullkani” dolën 16 pika, të cilat pas katër DRAFTEVE që u ngrinë si realitet, nga tri nënshkrimet doli një: se Serbia e evitoi nga rendi i ditës njohjën për Kosovën, kurse Kosova nga “prapavia” që quhej Ramush Haradinaj, evitoi futjën e objektit UJMANIT (Liqe artificial) në pazare të reja, sespe çdo pllamb toke të atyshme, Kosova dhe Banka Ndërkombëtare e ka PAGUAR, si kompenzim nga viti 1970 e deri më 1978. Për këtë pohim, argumentet janë në favor të Republikës Kosovës, e nëse Premieri Hoti ka fuqi të shetë prona të Kosovës, atëherë populli duhet të mos flej, aq më parë nuk duhet të heshtin subjektet politike dhe shkencore.

Në Vashington ka pasë defekte diplomatike, por…

Me rastin e nëshkrimit të Marrëveshjës Vashingtonit, aty do të duhej të valonin TRE FLAMUJË shtetëror. Valoi për fat vetëm NJË dhe kur atmosferës dhe frymës Vashingtonit, t` i shtohet fakti se nënshkrimi i Donald TRAMPIT u provua të dëshmohet si garancion, se askush nuk do të tradhtohet, si rrufe shpërtheu lajmi se: IZRAELI e parnoi Republikën e Kosovës. A ishte kjo dhuratë, apo histori e merituar shqiptare, koha do ta vërtetojë. Shtrohet tash pyetja, a ka vlerë EKVIVALENTE ky pranim me atë, nëse do të na pranonte Serbia aty për aty. E them me përgjegjësi profesionale, se pranimi nga ana e IZRAELIT (me një kusht shumë problematik, se Ambasadën duhet ngritur në Jerusalem)), është me vlerë më të madhe se sa të na pranonte Rusia dhe Kina me Serbinë e deroguar, së bashku. Koha do ta vertetojë edhe këtë pohim shumë domethënës, për faktin se ata që nuk e pranojnë Kosovën shtet, i kanë nga dhjetë Kosova brenda. Unë nuk jam kundershtarë i asnjë kombi, por Liga Arabe duhet të na kuptojë, se BE është: “pro palestineze, sa është pro Vatikanit hoxha i Sallabajës”. BE, pra duhet të thuhet lakuriq, se është një koncern shtetesh që i bashkon pasuria, për të thithë PETRODOLLARË nga bota arabe, para hundës së SHBA-ve, Kinës dhe Rusisë. Asgjë më shumë.

Pse e lakmojë për Kombin tim diturinë hebreje?

Po mbushën njëzetë e pesë vejt që pata shkruar: ” DITURIA HEBREJE DHE BESA SHQIPTARE JANË KULMI I CIVILIZIMIT”. Nuk është i nevojshëm këtu të pikturohet qëndrimi i Shqiptarëve ndaj Hebrejëve, se sa që u tha në fillim. Por është i nevojshëm paksa të zberthehet fakti historiko politik dhe diplomatiko rreligjioz, se vendet arabe nuk do ta presin këtë fakt historik për Kosovës me zemër të hapur, se na ka prnaur Izralei, aq më parë kur Republika e Kosovës detyrohet që ambasadën të vëndosë në Jerusalem, e jo në Tel Aviv. Në këtë rrafsh do të dalin ca pikëpyetje që përgjegjën e kanë në faktin se gati 80% të vendeve të botës Islame ishin në anën e fashizmit serbian më 1989-1999 e besa edhe pas kësaj kohe, që do të thot se janë edhe sot. E Republikën e Kosovës, shumë diplomatë “nën rrogoz” e quajnë shtet islamik, pa të drejtë, sepse shqiptarët sa i takon rreligjionit kurrë nuk identifikohen kombëtarisht me të, por me lashtësinë e tyre, meetninë e tyre: Pellazgo-Iiliro-Arbanase. Në këtë melodi paksa specifike rreligjioze, e luan lojën e vet bizare qe njëzetë, vjet sidomos BE, që Kosovën e ka IZPLUAR nga çdo lëvizje evropiane. Pse? Sepse nga “pazari” për Kosovën, duhet dikush t` ua hap sytë me zor, si në rastin e bombardimeve të NATO-s më 24 III-10 VI 1999.

Po, e dijmë me saktësi se sa avion të disa shteteve të NATO-s i kanë hudhë bombat në ADRIATIK, e jo aty ku kanë qenë të destinuara. Në të ardhmën, kur të legalizohen arkivat, çështja e shprazjës së bombave në Detin Adriatik, do të duket jo vetëm çesharake, por edhe në një masë tragjike, sespe nga toka e Kosovës pikërishtë gjatë kësaj kohe u deportua 52% e shqiptarëve jashtë saj.

Si të kuptohën PIKAT KRYESORE të Marrëveshjës Vashingtonit sipas peshës ekonomiko-politike?

Moratoriumi për një vit, është menduar me intelegjencë të lartë, sepse pas një viti shumë çka do të mësohet dobia e tij. Kjo dobi sjell faktin se Republika e Kosovës, pastaj shumë shpejtë do të jetë antare e OKB. Me gjithë këtë, Serbia fashiste dhe kuadrot e saj që e drejtojnë sot, e që janë përgjegjës për gjenocidin e vitit 1999 në Kosovë, sepse mbi gjysma e shqiptarëve u dëbuan nga shtëpitë me dhunë, askush nuk beson se Rusia, Kina dhe Serbia fashiste do ta respetojnë moratoriumin.

Sa i takon Liqenit artificial të UJMANIT, duhet të prezantohet para botës Projekti, se aty ka INVESTUAR Banka Ndërkombëtare për zhvillim me seli në Nju Jork. Për këtë objekt kapital shtetëror për Republikën e Kosovës, duhet të thuhet se çdo pllambë toke, është paguar (KOMPENZUAR), qoftë pronarëve, qoftë shtetit të RSFJ-ës, sidomos për një rryp toke djerrinë qi i takonte RS të Serbisë. Në lidhje me këtë, në raportin porfesional me shifër “SEKRET shtetëror” të Bankës Ndërkombëtare, më 1978 thuhet tekstualisht se: “ KSA e KOSOVËS e ka tretmanin e REPUBLIKËS dhe, se SISTEMI ekonomik “IBËR-LEPENCË”, është investim ndërkombëtare për ta zhvilluar Kosova degën e bujqësisë”. (Posedohet dokumenti në origjinal). Pra, Serbia nuk e ka asnjë të drejtë ndërkombëtare në UJMAN, sepse ky objekt ekonomik është ndërtuar për nevoja ekonomike të Kosovës, që atë botë kishte nivel të zhvillmit, sa 31% i RSFJ, përkatësisht sa 39% i mesatarës zhvillimore të Rs Serbisë. Projektin e ndertimit të UJMANIT, Qeveria e Kosovës duhet ta publikojë dhe me të t` ia mbyllë gojën, çdo propogande serbiane.

Sa i takon studimit të FIZIBILITETIT për UJMANIN, nga institucionet profesioanle të SHBA-ve, për këtë duhet të jetë i kënaqur edhe pushteti i Kosovës, edhe pushteti i Serbisë, sepse çdo pasiguri para asaj fuqie uji , ku janë akumuluar 350 000 000 kub ujë, është njëherit një lloj rreziku, për disa qytete në Kosovë dhe disa treva e qytete në Serbi deri te Smedereva. Pra fizibiliteti pse mos të studiohet, por jo që Serbia nepërmes ish një pjese të saj të hyn në “pazar” krejtë me qëllim që ta defaktorizojë shtetin e Kosovës. Në këtë drejtim,në prishjën e pazarit Ramush Haradini meriton respekt, dhe duhet të thuhet publikisht, deri në ç` nivel janë zhvilluar ngjarjet dramatike të 3 shtaorit 2020.

Ferovia dhe autostrada Merdar- Durrës, që do të sherben edhe për nevoja të Serbisë, është një dobi ekonomike në interes të lëvizjës së: njerzëve, mallit dhe kapitalit, ashtu si është realiteti në viset e pangarkuara të globit, e sidomos në BE. Lidhur me këtë, nuk është ma koha e imperializmit, kur Vlladan Gjorgjeviqi më 1897 e pati vizituar Stambollin dhe e pati kërkuar lejen nga Padishahu, që me kreditë franceze, Serbia të ndërtojë HEKURUDHË nga Kraleva për Mitrovicë-Fushë Kosovë-Ferizaj- Prizren-Kukës-Durrës. Ky projekt atëbotë ka qenë parathënje dhe hyrje, që Serbia me ndihmën e Austro Hungarisë dhe Rusisë, ta OKUPOJË këtë trevë në perspektivë, fakt ky që Serbia ka provuar tri herë gjatë shekullit XX: më 1912, më 1924 (akordi Pashiq-Zogolli), më 1947-1952 (akordi Jugosllavi-Turqi-Greqi për gllaberim të tokave shqiptare). Tash ajo “këngë” nuk është më në modë, sepse lëvizja e diturisë, mallit dhe njerëzve dhe informatave si fuqi prodhuese, duhet të ndodhë, kuptohet me kujdes të shtuar shtetëror. E sa i takon minishengenit, medoi se mjafton Shengeni evropian.

Sa i takon Trepçës, Republika e Kosovës me LIGJË e ka shtetëzuar Kombiantin Trepça. Pra, gjiganti ekonomik Trepça duhet të modernizohet, dhe nuk guxon me asnjë çmim të mbetet në pozitën e tretëmanit që e ka sot. Lidhur me këtë, së pari duhet të mendohet që trusti mendor vëndor, të mendojë dhe të veprojë në realizimin e Projekteve për përpunimin e xehës në Kosovë, duke e kthyer lëndën e parë në mall tregu dhe me pashaportë kapitali shtetëror kosovar, krejtë me qellim që të happen vende të reja të punës dhe investimet kapitale të fillojnë edhe në Kosovë, për çka do ta ftonim Presidentin Erdogan. E pastaj, pjesa tjetër, t` i besohet ligjërisht një investitori funksional duke aplikuar profesioanlizëm të lartë shekencor dhe përgjegjësi ligjore shtetërore.

Sa i takon tendencës së Serbisë, që çështjën e Kosovës me e futë në “pazar”, në tavolinë, dhe aty t` i bëjë fiskulturat politike dhe diplomatike, ku në hie i qëndrojnë rusët, kjo mundësi duhet të shpallet e vdekur, por jo e varrosur, sepse duhet zgjuartësi në çdo kohë. Pra, ‘pazari’ për Kosovën në Vashington më 4 shtator 2020 ka VDEKË, por duhet punë për ta varrosë atë Pazar me prapavi, sepse çarqet serbe mund ta përdorin ”kufomën për infektim”, në proces dhe në këtë rrugëtim e kanë pas edhe BE, edhe Ligën Arabe edhe Kinën me Rusinë, sidomos. Kjo do të thot, se fronti serbian është ngushtuar dhe plagosur rëndë. Prandaj tash e tutje Beogradi ka në dipsonim, vetëm një rrugë. Ajo është “rruga e tankeve”, si mendohet në Beograd. Lidhur me këtë telefilozofi rreligjioze serbiane, pse mos ta them, se ajo mundësi jo që ka vdekë, por edhe është varrosë disi pikërisht nga angazhimi i SHBA-ve. Edhe më kuptueshëm, po atë moment, kur pushka e PARË e UÇK-ës ka krisë kundër okupatorit serbian, pra po atë sekundë kur edhe bomba e parë e NATOS është shkrepur kunder agrsorit serbian, çdo gjë ka vdekë në rrafshin e ambicjeve se “Kosova do të serbizohet”. E vërteta, Kosova është shtet multietnik dhe ky fakt është i plasuar në Kushtetutë.

Prishtinë, shtator 2020

Këtë letër publike e nënshkruajnë akademikët e Akademisë Shqiptaro Amerikane të Shkencave dhe Arteve, Nju Jork, Tiranë, Prishtinë, Shkup.

–Prof. Dr. Skënder Kodra, Kryetar

-Prof. Dr. Flori Bruqi, Drejtor për marrëdhënie me publikun

-Dibran Fylli, regjisor

-Prof.Dr. Hakif Bajrami

-Prof. Asllan Qyqalla

-Prof. Bedri Tahiri

Burimi/revistadrini.info/