Letër e hapur drejtuar kryediplomatit rus GABUAT RËNDË ME SHQIPËRINË ZOTI LAVROV Nga dr. Koço Danaj

0
21

NgaGazeta Ciceroni

Zoti Lavrov, Ju në intervistën tuaj dhënë nga Turqia krahasuat Kosovën me Krimenë. Ky është një gabimi i madh. Pse? Kosova ishte territor shqiptar që iu dha Serbisë në mbledhjen kriminale të Londrës të vitit 1913. E dini ju këtë zoti Lavrov? Po telegramet e ish ambasadorit rus Bekendorf i keni lexuar? Ndoshta jo.

Ju në tavolinën tuaj keni një libër me titull: Konferenca e Londrës një Kazino Politike. Libri është në gjashtë gjuhë të huaja, pra dhe në rusisht. Këtë libër e ka dhe ambasadori juaj në Tiranë Afanasiev. Autori i këtij libri jam unë që po ju shkruaj. (Fatkeqësisht, zoti ministër, ju dhe ambasadori juaj nuk morët mundimin të thoni një frazë kortezie siç bënë shumë të tjerë në Evropë që edhe mund të mos jenë dhe nuk janë dakord. Por kjo nuk ndryshon asgjë në informacionet që përmban libri në lidhje me Konferencën e Londrës).

Ashtu sikurse dhe ju e dini, kjo Kazino politike i mori kombit shqiptar 70 mijë km katrorë duke ia dhënë Serbisë, Greqisë, Malit të Zi, Bullgarisë, Italisë, etj. Pse nuk e denonconi ju zoti ministër i jashtëm i Rusisë? Ambasadori juaj i 1914 Bekendorf në telegramet e tij e thotë shumë qartë këtë. Ju kërkoni një të njëzetën e Rusisë në Ukrainë dhe këtë e quani të drejtë. Ne kërkojmë 70 përqind të Shqipërisë Natyrore dhe ju e kini konsideruar vazhdimisht, ashtu si dhe së fundmi në Antalia, të padrejtë. Madje, na akuzuat rëndë. Gjynah për një diplomat me aq shumë përvojë sa jeni ju.Unë jam pjesëtar i një kombi të vogël për ju. Por ne kemi të drejtën me vehte. Pse vazhdoni ta mohoni dhe fshihni këtë të drejtë? Ju dhe aleatët tuaj përdorni termin Shqipëri e Madhe siç bëtë kohët e fundit. Ne shqiptarët përdorim termin Shqipëri Natyrore. Nocioni që përdorni ju dhe diplomatë të tjerë evropianë është një nocion nazi-fashist. Ai lindi pas marrëveshjes Ciano-Ribentrop në prill 1941. Nocioni që përdor unë lindi në 28 Nëntor 1912 kur u shpall pavarësia e Shqipërisë në kufijtë e saj Natyrorë Me kë jeni ju zoti ministër: me fashistët apo nazifashistët. Bëhuni i sinqertë: jeni me Taras Bulbën apo Stepan Banderën? Zoti ministër të jesh i vogël si territor, nuk do të thotë të jesh i pa mençur, nuk do të thotë të jesh i pa ditur. Ju e

njihni historinë e afërt. Të paktën merrni shembull nga Nikita Hrushov, ish-udhëheqësi juaj në gjysmën e viteve 1950-1960.

Ju zoti Lavrov në intervistën tuaj deklaruat se po mbështetet nga Perëndimi krijimi i Shqipërisë së madhe. Bile deklaruat se për këtë është hartuar dhe Plani nga Perëndimi. Përsëri gabuat rëndë. Pse? Sepse nocioni Shqipëri e Madhe është një emërtim nazifashist. Ndërsa ne jemi antifashistë. Edhe Konferenca e Potsdamit 1945 ku merrte pjesë Truman, Stalin dhe Etli, pasi Çurçilli i kishte humbur zgjedhjet, midis të tjerash vendosi se Kosova është antifashiste. Ndërsa origjina e nocionit Shqipëri e madhe është marrëveshja Çiano-Ribentrop në prill 1940. Sipas kësaj marrëveshje ajo që u quajt Shqipëri e Madhe përfshinte vetëm 45 përqind të Shqipërisë Natyrale. Kosova Veriore ju dha Serbisë dhe kufiri u vendos në Urën e Ibrit. Kosova lindore plus Kumanova, Vitia, etj., ju dha Bullgarisë së Car Borisit në Bullgari. Vetëm 4 prefektura ju dhanë Shqipërisë Artificiale. Dhe kjo u quajt Shqipëri e Madhe. Ndërsa Shqipëria Natyrale është shumë herë më e madhe. Ajo bazohet në kufijtë e Kuvendit të Vlorës 1912 që janë Preshevë- Prevezë dhe Podgoricë-Shkup. Prandaj ose nuk e njihni mirë historinë ose më qëllim e shtrembëroni atë. Sinqerisht ju sugjeroj të njihni telegramet e ambasadorit rus në Londër, Bekendorf. Në librin që keni mbi tavolinën tuaj i kini të gjithë këto telegrame si dhe përgjigjet e paraardhësit tuaj Sazonov.

Ju zoti Lavrov në intervistën tuaj kur folët për aneksimin e Krimesë nga Rusia, përsëri ju referuat Kosovës. Po përsëri gabuat zoti ministër.

E para: Ju e dini shumë mirë se Kosova iu aneksua me dhunë Serbisë, pas Konferencës famëkeqe të Londrës, ose Kazinoja ose Thertores. Ndërsa Krimeja ju dha Ukrainës nga Byroja Politike e PKBS në kohën e Hrushovit. Dhe kjo ndodhi në vitin 1954. Dhe Hrushovi e bëri këtë se ju ishit atëherë BRSS, dhe Hrushovi ishte ukrainas. Le të dënojë Putin dhe ju mbledhjen famëkeqe të Londrës që copëtoi kombin shqiptar dhe ja dha Kosovën Serbisë duke e trajtuar si plaçkë lufte!!. As më shumë e as më pak le të bëjë atë që bëri Lenini në 1917.

E dyta: Mbi Kosovën dhe shqiptarët e Kosovës u ushtrua një gjenocid gati një shekullor nga shovinizmi serb. Mjafton t’ju kujtoj dy referatet e famëkëqija të Vasa Çubrilloviç në 1937 dhe 1944. Le ta dënojë zyrtarisht Rusia këtë gjenocid kundër shqiptarëve zyrtarisht.E treta: Rusia është ajo që mban akoma në këmbë Rezolutën famëkeqe 1244, duke vendosur Veton e saj. Kjo Rezolutë, është akoma si fusnotë e dytë pas

Kosovë. Le ta heqë, Putin, të drejtën e Vetos duke u bërë nismëtar i anulimit të kësaj Rezolute.

E katërta: Kosova nuk ka të drejtë me Kushtetutë të bashkohet më Shqipërinë, për shkak të kësaj Rezolute. Le të ndikojë Rusia tek arbitrat ndërkombëtarë, për të ndryshuar Kushtetutën duke lejuar Kosovën të bashkohet me Shqipërinë.

E pesta: Ju e dini shumë mirë se miqtë e tuaj, serbët e kërcënojnë Kosovën me ndarjen e Veriut të saj, ndërsa Krimeja u bashkua me Rusinë pa pyetur se sa tatarë apo ukrainas jetojnë atje. Për kulturë të diplomacisë ruse, në Kosovë jetojnë 92 përqind shqiptarë dhe 8 përqind pakica kombëtare. Në Krime jetojnë 58 përqind rusë dhe 32 përqind pakica kombëtare.

E gjashta: Në Konferencën e Potsdamit në Korrik 1945, populli shqiptar i Kosovës u trajtua si pakicë që kishte marrë pjesë aktive në Luftën e dytë botërore me 50 mijë antifashistë dhe 6 mijë dëshmorë. Megjithatë, aleatët më të ngushtë të Rusisë, serbët vazhduan gjenocidin ndaj tyre dhe shpërnguljen në Turqi. Pra janë gjashtë fakte që nuk janë thënë as nga Putin, por as nga ju si kryediplomat që jeni. Por që duke qenë fakte, janë kokëfortë. Deri atëherë shqiptarët nuk ju besojnë as juve dhe as disa rusofilëve e serbofilëve që ekzistojnë akoma në Bruksel.

Tiranë, 14 mars 2022

Burimi/ciceroni-ks.com/