Leter falenderimi – Nga Petraq Pali

0
180

Ne intervisten e dhene ne radio “ Projekti 21” KOPENHAGE, më , 16. 12. 2018, nga Washingtoni, me gazetarin e mirenjohur Zotin Luigj Shkodrani, u ndjeva komod dhe i vleresuar, per këtë ju falenderoj.
Unë nuk jam i vetmi dhe nuk kam bërë asgjë më shumë se shumë bashkatdhetarë të tjere të kudondodhur nëpër botë, faleminderit që më dhatë mundësinë të shprehem.
Zëri i radios tuaj është dhe zëri ynë, zeri i atdheut tonë të munguar.
Pranë jush u ndjeva ne “odën time dhe ne vatrën time”.
Unë gjithashtu ju falenderoj dhe ju respektoj per misionin tuaj fisnik dhe atdhetar dhe nëpërmjet jush i premtoj lexuesit tim se deri sa të mundem, do të flas me zë të lartë e do të shkruaj për shqipen tonë të bukur, për vëndin tim , për traditat tona të mrekullueshme .
Faleminderit LUIGJ !

Me respekt Petraq J. Pali.

Washington 02.02. 2019